ARKATANA

Kurti për Asociacionin: Nuk bëj hapa që rrezikojnë Kosovën

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një intervistë në lajmet e fundit tha se Kosova e ka një shancë të jashtëzakonshme për anëtarësim në KiE dhe se sipas tij nuk ka ndonjë rast tjetër në historinë e Këshillit të Evropës që Këshilli i Ministrave ka shpërfillë mbështetjen e Asamblesë Parlamentare.

“Mbështjetja për Kosovën nuk ishte thjeshtë vetëm masive por ishte edhe e thellë meqenëse edhe debati dhe argumentet u fituan”, tha mes tjerash Kurti.

E duke folur për çështjen e “Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”, Kurti tha se nuk dëshirojnë që ta shndërrojnë marrëveshjen bazike në mjet për atë që quhet “Asociacioni i Komunave” me shumicë serbe.

Ai tha se Kosova sa i përket të drejtave të pakicave ka formulimet e saja kushtetuese dhe ligjore si pak kush tjetër në botë.

FIDANISHTJA

Duke folur për kërkesat e shteteve të QUINT-it Kurti tha se vendet që e kanë njohur Kosovën si shtet nuk bën që të mbajnë qëndrim më poshtë se deputetja greke Dora Bakoyannis.

“Shtetet e QUNT-it mos të kërkojnë më pak për Kosovën se Dora Bakoyannis, ose mos të bëjnë për Kosovën trysni më shumë se ajo (Bakoyannis) që vjen nga një shtet që nuk e ka njohur Kosovën”, tha Kurti.

Kurti tutje tha se Kosova është e gatshme që të bashkëpunojë por theksoi se nuk mund të presim që Kosovën të tjerët ta duan më shumë se ne.

I pyetur se a është i gatshëm që të rrezikojë anëtarësimin në Këshill të Evropës, nëse çmimi është lëvizja drejt asociacionit, kryeministri Kurti tha: “Unë nuk bëj hapa që e rrezikojnë sovranitetin, integritetin territorial, kushtetueshmërinë dhe ligjmërinë e Kosovës”. /rtk

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.