Kurti pas votimit: Qytetarëve u ka ardhë vera kah dera
Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje ka ushtruar detyren e tij si qytetar i Kosoves, duke hedhur votën e tij.
Kurti ka votuar në qendrën e votimit në Fakultetin Juridik në kryeqytet.
“Moti është i ngrohte dhe është një ditë e bukur. Qytetarëve u ka ardhë vera kah dera. I ftoj të gjithë që të ushtrojnë këtë të drejtë, gra e burra, pleq e të rinj, që të përdorin këtë mundësi ta shprehin vullnetin e tyre politik” ka thënë Kurti.


