Uji Dea

Kurti pas takimit me homologët nga Holanda dhe Luskemburgu: Kosova e gatshme për marrëdhënie të mira fqinjësore

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar pas takimit që ka pasur me kryeministrat e Benelux-it, Mark Rutte, kryeministër i Holandës dhe Xavier Bettel, kryeministër i Luksemburgut.

Kurti ka thënë se ka pasur nderin të pres në takim kryeministrin Rutte dhe Bettel, transmeton Telegrafi.

“Sot pata nderin të pres në takim kryeministrat e Benelux-it, në këto kohë të rëndësishme për demokracinë. Në emër të popullit i falënderova për vizitën”, tha ai.

Kryeministri tha se me Holandën dhe Luksemburgun kanë marrëdhënie të shkëlqyera.

Fundamenti

“Vendet kanë marrëdhënie të shkëlqyera, jemi mirënjohës për përkrahjen ndaj Kosovës. Mbështetja juaj për zhvillimin ekonomik na ka ndihmuar. Kem marrëdhënie të mira ekonomike me Holandën dhe Luksemburg”, u shpreh ai.

Kurti po ashtu ka thënë se ka ftuar zyrtarisht kryeministrin Rutte të planifikojë një konferencë Kosovë – Holandë për teknologji të informacionit.

Kryeministri gjatë konferencës së përbashkët me dy kryeministrat tha se ” Kam theksuar se Kosova është e gatshme për marrëdhënie të mira fqinjësore, dhe duam zgjidhje evropiane”. /Telegrafi/