ARKATANA

Kurti pas takimit me Donfried: Antarësimi i Kosovës në NATO është i domosdoshëm

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencë për media me ndihmësekretaren amerikane për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Karin Donfried, ka kërkuar anëtarësim në Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO).

Kurti tha se që të ruhet paqja dhe stabiliteti afatgjatë, është i domosdoshëm integrimi sa më i shpejtë i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe NATO.

“Përpos sanksioneve ndaj Rusisë, kemi treguar solidarizim me Ukrainën. Kemi shprehur gatishmëri të presim deri në 5 mijë refugjatë. Por, jo të gjitha shtetet e Ballkanit kanë vendosur sanksione. Është për të ardhur keq që kemi refuzimin e Serbisë për të sanksionuar Rusinë. Një refuzim i tillë tregon vlerë, orientim dhe aleancë. Që të ruhet paqja dhe stabiliteti afatgjatë, është i domosdoshëm integrimi i Ballkanit Perëndimor në NATO dhe në BE. Kosova duhet të anëtarësohet në Këshillin e Evropës por edhe në NATO”, ka thënë ai.

Uji Dea

Ai ka theksuar se Kosova duhet të antarësohet në Këshillin e Evropës dhe të bëhet pjesë e programit të partneritetit për paqe, gjë për të cilën Kurti ka thënë se po përgatiten.

“Kosova do të vazhdojë të qëndrojë përkrah botës së bashkuar demokratike në mbrojtje të demokracisë dhe të pqaqes në rjaon. Për SHBA-të, Kosova do të mbetet mik, aleat, dhe partner i besueshëm. Një i tillë që nuk pyet pse por si, jo sa por kur”, deklaroi Kurti./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.