United Hospital

Kurti pas takimit: Ditët në vazhdim do të lidhim koalicionin qeverisës me LDK-në

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ka përfunduar takimi ndërmjet përfaqësuesve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Lideri i LVV-së, Albin Kurti, ka thënë se shumë shpejt do të bëjnë koalicion me LDK-në.

“Në pak ditë në vijim do ta lidhim marrëveshjen për koalicionin qeverisës me LDK-në në legjislaturën e shtatë në Kuvendin e Kosovës të dalur nga zgjedhjet e 6 tetorit të këtij viti. Takimi ishte konstruktiv i konfirmuar me të gjitha dakordimet sa i përket programeve”, ka thënë ai përcjell Telegrafi.

Uji Dea

Kurti ka thënë se do të ketë takime nesër nga grupet e dy partive që të përfundohen çështjet që kanë mbetur.

“Nesër është takimi i radhës për t’i përmbyllur çështjet e ngelura nga dy ekipe të profesionistëve të subjekteve tona, dhe u dakorduam se do të takohemi intensivisht kryetarët e dy subjekteve sepse doemos do ta bëjmë marrëveshjen që do të shënojë kapitull të ri, me një kulturë tjetër qeverisëse, me program zhvillimor për drejtësi ligjore e sociale, e për integrime evropiane duke i dhënë prioritet qytetarët të Republikës pa dallim”, ka thënë ai./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.