Fundamenti

Kurti pas miratimit të raportit për anëtarësim në KiE: Kemi punuar dy vjet e gjysmë, do të kurorëzohet në pranverë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur lajm të mirë kalimin me sukses vendimmarrjen e radhës në rrugën drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës, raporton Ekonomia Online.

I pyetur nga Ekonomia Online, kreu i ekzekutivit tha se është lajm i mirë për Evropën e kombin shqiptar që “Federata ruse është jashtë Këshillit të Evropës e Republika e Kosovës brenda”.
“Besoj se kjo është një arritje e madhe për Kosovën, për të cilën Qeveria e Republikës ka punuar dy vjet e gjysmë pa u ndalur dhe më në fund në këtë Pranverë gjithçka do të kurorëzohet me sukses. Ky është vetëm hapi i parë në këtë pranverë. Hapi tjetër vie në mes të prillit kur do të votohet në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe hapi përmbyllës është ai në Këshillin e Ministrave në maj”, tha Kurti, teksa falënderoi“… është lajm tejet i mirë për Evropën, për kombin shqiptar, për demokracinë që në këtë epokë gjeopolitike e historike, Federata ruse është jashtë e Republika e Kosovës po hynë brenda”, u shpreh Kurti pas homazheve te varrezat e anëtarëve të vrarë të familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu, në Podujevë.

UBT

Në takimin e së mërkurës në Paris, Komisioni për Çështje Politike dhe Demokraci e ka miratuar me 31 vota për, 4 kundër dhe 1 abstenim opinionin e raportueses, Dora Bakoyannis, me rekomandimin që Kosova të ftohet për t’u bërë anëtarja më e re e Këshillit të Evropës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.