UBT

Kurti: Pas më shumë se një dekade insistim në “Zajednicë”, Serbia dje ka refuzuar të nënshkruaj një draft për vetmenaxhim

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur i befasuar me qëndrimin e djeshëm të Serbisë që ka refuzuar Asocacionin e komunave me shumicë serbe.

“Pas më shumë se një dekade insistim në “Zajednicë”, Serbia dje ka refuzuar të nënshkruaj një draft për vetmenaxhim që është sjellë nga vet Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, deklaroi Kurti.

Kryeministri tha se emisarët perëndimorë që erdhën në Kosovë në draftin për Asociacionin parashihet që pas nënshkrimit ai të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese për të vlerësuar kushtetutshmërinë e tij.

“Na është thënë që drafti për vetëmenaxhim që kanë sjellë është shkruar me kujdes ndaj shkronjës dhe strukturës së Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës dhe që nëse do të nënshkruhej aty parashihej që ta kontrollonte Gjykata Kushtetuese menjëherë, pra që Gjykata Kushtetuese jep vlerësimin e saj jep për kushtetushmërinë e këtij propozimi si përgjigje”.

UBT

Ndryshe, Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell tha të enjten vonë se Kosova dhe Serbia nuk qenë të gatshme të pajtohen me njëra tjetrën në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet tyre.

Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë u takuan me udhëheqësit e vendeve kryesore të Bashkimit Evropian, presidentin francez, Emannuel Macron, kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe kryeministren italiane Giorgia Meloni, në kuadër të përpjekjeve perëndimore për të çuar përpara zbatimin e marrëveshjes së arritur më herët gjatë këtij viti në Bruksel dhe në Ohër.

Takimet që ishin paraparë të zgjasnin vetëm 30 minuta për secilën palë, vazhduan deri në orët e vona të mbrëmjes dhe përgjatë tërë kohës pati një ndjenje optimizmi te zyrtarët evropianë./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.