Eko Higjiena

Kurti pas darkës me Vuçiqin: S’distancohet nga Millosheviqi as nga Putini, ka edhe sjellje të çrregullta

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka folur në një intervistë për RTK-në pas takimit që ka pasur me presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic, në periferi të Berlinit të ndërmjetësuar nga emisari sllovak, Miroslav Lajcak, e të iniciuar nga shefi i Qeverisë Gjermane, Olaf Scholz.

Kurti ka thënë se qëndrimet e Vuçiqit janë të vjetra, se presidenti serb nuk distancohet as nga Millosheviqi e as nga Vladimir Putin, e pos këtyre, kryeministri Kurti ka thënë se Vuçiq ka edhe sjellje të çrregullta, raporton Express.

”Qëndrimet e fqinjit tonë verior janë të vjetra, dhe unë normalisht që kërkova marrëveshje ligjerisht të obligueshme, që normalizon raportet e që e ka njohjen reciproke në qendër, mirëpo në këtë aspekt s’ka përparim. S’ka distancim nga Millosheviqi, s’ka distancim nga Putini, e përveç qëndrimeve të vjetra, ka edhe çrregullime në sjellje do të thosha”, ka thënë Kurti për RTK’në.

I pyetur rreth mundësisë së një takimi tjetër me Vucicin në Bruksel, Kurti ka thënë se ai varet nga ajo se si do të shkojnë diskutimet në takimin e kryenegociatorëve, Besnik Bislimit e Petkovicit.

Fundamenti

“Mund të ketë takim, varësisht se si shkojnë negociatat më 13 maj”

Kurti ka thënë se qëndrimet janë të vjetra dhe si rezultat s’mund të ketë marrëveshje të re me qëndrime te vjetra.

Kreu i ekzekutivit kosovar ka thënë se edhe faktori ndërkombëtar e ka kuptuar që Serbia duhet të ndryshojë qe të kete një marrëveshje. /GazetaExpress/