Uji Dea

Kurti pas aplikimit për anëtarësim: Kosova është vlerë e shtuar në Këshillin e Evropës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas aplikimit zyrtar të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se anëtarësimi është vlerë e shtuar për Këshillin dhe mundësi për Kosovën që të përparojë në fushën e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit.

“Në mbledhjen e sotme të Qeverisë miratuam nismën për anëtarësimin e Republikës sonë në këtë organizatë të rëndësishme ndërkombëtare, ndërkaq pak kohë më pas dorëzuam edhe aplikimin për anëtarësim”, ka shkruar ai.

Hidromorava

“Kosova është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor, ku të drejtat dhe liritë e njeriut janë të garantuara me Kushtetutë dhe ligj. Liria e shprehjes dhe medies çdo herë e më shumë po shënon përmirësim. Luftimi i korrupsionit është i pakompromis. Reforma në sundimin e ligjit prioritet”, ka shtuar Kurti.

Kosova ka aplikuar zyrtarisht për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e ka dorëzuar sot fizikisht aplikimin në këtë institucion. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.