Kurti paraqitet se nuk ka lidhje me protestën e sotme: VV i ka aktivistët, unë s’kam kohë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti sot gjatë ditës ka folur për organizimin që ka paralajmëruar Vetëvendosje, si provë e dytë për protestë në kohë të pandemisë, raporton Gazeta Express.

Kurti tha se kjo është organizuar nga aktivistë të partisë, e që shton se ai në këtë kohë të pandemisë nuk ka kohë të merret me këtë çështje.

“Së pari Vetëvendosje e ka organizatën e aktivistëve, ata veprojnë, organizohen punojnë, tash ne si kryeministri ne nuk marrim pjesë as në përgatitje as në organizim të këtyre aktiviteteve dhe ka edhe aktivitete tjera që merren ne Kosovë, të kësaj natyrës politike të cilat ne i vëzhgojmë. Ne jemi që të respektohen të drejtat dhe liritë e qytetarëve por gjithmonë në kuadër të masave të cilat i kemi marrë për t’u mbrojtur nga shpërndarja e pandemisë”, ka thënë ai.

I njëjti shtoi se për veprimet që do të marrin pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, do të flasin vetëm pasi që të lexojnë aktgjykimin.

Nuk kam kohë që të kryej detyrën e aktivistit apo të kryetarit të Lëvizjes, në këtë kohë të krizës pandemike, politike që besa nga pak edhe ekonomike, kur jam kryeministër në detyrë. Të shohim si po shkojnë zhvillimet në këto dy ditë kur do ta kemi aktgjykimin, posa ta lexojmë tekstin të shohim çfarë interpretimi kemi, do t’i marrim vendimet që duhen por po përsëris me gjashtë tetor ka dalë zogu nga lëvozhga nuk kthehet më”, tha Kurti para mediave./GazetaExpress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).