UBT

Kurti paraqet buxhetin “më të madh ndonjëherë” për bujqësinë: Do t’i shlyejmë obligimet ndaj fermerëve

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kryeministri Albin Kurti e ka nisur mbledhjen e sotme të Qeverisë duke paraqitur projektligjin për bujqësi dhe zhvillim rural, i cili u miratua me të gjitha votat e anëtarëve të Qeverisë.

Si tha se Kosova do t’i shlyejë obligimet prej 40 milionë eurosh ndaj fermerëve dhe se në buxhetin e ri për vitin 2022 do të realizohet “përkrahja më e madhe ndonjëherë me 70 milionë euro”, raporton Gazeta Express.

Kurti tha se në total do të investohen 100 milionë euro në bujqësi.

Hidromorava

“Kosova vitin e ri e fillon me strategji shtatëvjeçare për bujqësi e zhvillim rural, si dhe me strategji dhjetëvjeçare për pylltari”, tha Kurti.

Kryeministri tha se askush përpos atyre që vërtet merren me aktivitete bujqësore s’do të mund të përfitojnë nga ky buxhet.

“Dua t’i sigurojë bujqit se e gjithë kjo përkrahje do të përfundojë vetëm tek ata që me të vërtetë merren me aktivitete bujqësore”, tha Kurti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.