UBT

Kurti paralajmëron vjeshtë të nxehtë në Kosovë, me demonstrata të fuqishme

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kërkuar nga presidenti Hashim Thaçi që të mos bëjë pazare me territorin e Kosovës. Përndryshe, Kurti paralajmëron shkarkimin e Thaçit me demonstrata.

Kreu i Vetëvendosjes ka thënë se nuk e pranojnë asnjë marrëveshje që nënshkruhet ndërmjet presidentit të Kosovës dhe të Serbisë, sepse, sipas tij, presidenti Thaçi nuk ka legjitimitet as autorizim nga Kuvendi që ta përfaqësojë Kosovën në bisedimet me Serbinë.

“Bëhet fjalë për një mashtrim të ri, të një mashtruesi të vjetër. Nuk duhet t’i besojmë aspak sepse do ta vëmë veten të ulët ndaj tij”, tha Kurti në një intervistë për RTV21.

Ai tha se “shqiptarët e Luginës së Preshevës e kanë thënë fjalën e tyre në referendumin e vitit 1992 për bashkim me Kosovën”.

“Për ta realizuar këtë të drejtë ne duhet t’i ndihmojmë ata. Ndërkaq, presidenti aktual ka qenë dy mandate Kryeministër, një mandat ministër i Jashtëm dhe asnjë cent nuk ua dha. Asnjëherë nuk i mori në tavolinën e bisedimeve në Bruksel”.

“Ne nuk duhet të hyjmë me logjikën e shkëmbimit të territoreve, sepse territoret nuk janë mall me të cilin mund të bëhet pazar”, tha ai.

Lidhur me idenë e presidentit Thaçi për korrigjim të kufijve me Serbinë, Albin Kurti tha se korrigjimi i kufijve është shprehje e gabueshme me pasoja të dëmshme.

HW

“Korrigjimi i kufirit nuk mund të bëhet duke shkëmbyer një krahinë të tërë, siç është Kosova Lindore. Tendenca është maskimi i Zajednicës me demarkacionin, sepse korrigjimi i kufirit ka të bëjë me demarkacionin”, thotë ai, përcjell Telegrafi.

Kurti thotë se është gabim të hyhet në pazaret që po quhen shkëmbime territoriale, “sepse në momentin kur e pranon shkëmbimin territorial ti ke hequr dorë nga veriu, kyrse Luginën nuk ta jep Serbia”.

Duke folur për marrëveshjen eventuale me Serbinë në Bruksel, Kurti thotë se “çfarëdo marrëveshje që bën Thaçi me Serbinë, ajo do të jetë një marrëveshje persolanle, e cila nuk do të vlejë për shtetin e Kosovës as sa një letër e thjeshtë”.

“Thaçi nuk mund të bëjë asnjë marrëveshje, sepse është një person jo kredibil, jo kompetent, jo legjitim”, tha ai.

Kurti tha se presidenti Thaçi e ka nxjerr jashtë loje Qeverinë.

“Nëse ky president nuk zbrapset nga kjo aventurë personale, me dëme kombëtare dhe nëse na i pamundësojnë zgjedhjet reja demokratike këtë vjeshtë, atëherë bëhen të paevitushme demonstratat e fuqishme gjithpopullore, të cilat do të na sjellin në Kosovë një vjeshtë të nxehtë, që do ta rris trysninë mbi këtë regjim”, tha Kurti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.