Eko Higjiena

Kurti paralajmëron protesta edhe pas 18 prillit

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Nuk është optimist për realizimin e kërkesave pas protestës së paralajmëruar me 18 prill. Thotë se kërkesat janë reale dhe të realizueshme dhe se për këtë do të vazhdojnë protestat edhe pas 18 prillit.Ish-lideri i VV’së Albin Kurti do të dal në protestë më 18 prill por nuk beson se kërkesat e protestës do të realizohen. Prandaj duke folur për kapjen e shtetit, thotë se janë të vendosur për të vazhduar me protesta edhe pas 18 prillit.

“Nuk jam aq optimist por jemi të vendosur, jemi insistues për këtë gjë, e besojmë se është e vërtetë edhe e drejtë. Mendojmë se edhe kërkesat nuk janë të parealizueshme nëse ka vullnet dhe që të gjitha janë të arsyeshme, të matshme dhe shumë konkrete”, tha Kurti në emisionin ‘Click’ në RTV21.

Ndërkohë Kurti ka insistuar se Kosova ka nevojë për një Republikë të Tretë derisa theksoi se PDK duke e kapur shtetin e ka humbur partinë, kjo parti për ish-kryetarin e VV’së nuk ekziston.

———————

Kurti insiston për Republikën e tretë

Ish kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke folur rreth ditës së Kushtetutës ka thënë se Enver Hasani nuk është vetëm emër i përveçëm, por është bërë edhe emër i konceptit të një Kushtetute pa kushtetutshmëri. Kurti në emisionin “Click” në RTV21 ka theksuar se Kosova ka nevojë për një republikë të tretë.
“Kemi nevojë për një republikë të tretë, që do të ishte republikë për zhvillmë, republikë e shtetit të së drejtës”, ka thënë Kurti, duke shtuar më pas se po ashtu kemi nevojë për një Kushtetutë të re me kushtetutshmëri.

Uji Dea

“Kemi nevojë për ndryshime pozitive kushtetuese. Kemi nevojë për një kulm të ri, kushtetutë të re , një kushtetutë e cila ka një shtet të fuqishëm përbrenda”, është shprehur Kurti, transmeton Indeksonline.

Ai më pas ka theksuar se kërkesa për këto ndryshime do të mund të ketë edhe kundërshtime në Kuvendin e Kosovës, nga ana e Listës Serbe, deputetët e tjerë e po ashtu edhe nga PDK-ja.

Ndërkaq analisti, Halil Matoshi ka thënë se Kushtetua ka nevojë për rikonstruktim normativ.

“Kushtetua ndonëse sot u folën shumë fjalë të mira, prej hyrjes në fuqi e deri më sot nuk është hy në funksion”, ka thënë Matoshi.

Në anën tjetër analisti Dukagjin Gorani ka theksuar se Kushtetua është produkt i një vendimi ndërkombëtar.

Albin Kurti më pas ka thënë se në Kosovë nuk do të ketë ndryshime deri sa të vazhdojë të ekzistojë koalicioni LDK-PDK. Ai ka thënë se ndryshimet duhet të nisin nga shoqëria e të kurorëzohen në Kuvend.