Eko Higjiena

Kurti: Pa paratë e mërgatës Kosova nuk mund të mbijetojë as disa muaj

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti në një bashkëbisedim me mërgatën e Gjilanit tha se roli i mërgatës është shumë i madh dhe ai meriton një vend të rëndësishëm në të gjitha institucionet e vendit. Kurti tha se pa paratë e mërgatës Kosova nuk mund të mbijetoj as disa muaj. Populli i Kosovës paratë dhe muskujt i ka në diasporë tha Kurti.

“Mërgata është më shumë se Ministri e Punëve të Jashtme e se ambasadat, se ministria e Ekonomisë dhe e Punëve Sociale, ngase pa këtë mërgatë nuk do të mund të jetonim”. Kështu tha Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje para mërgimtarëve gjilanas raporton rajonipress.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti gjatë një bashkëbisedimi që pati të martën me mërgimtarët gjilanas ka folur për rolin e diasporës, për kontributin e tyre të madh në shtetëndërtimin e Kosovës dhe për nëpërkëmbjen që po bënë shteti i Kosovës ndaj kësaj kategorie.

Kurti tha se roli i mërgatës është tepër i madh dhe realisht kjo mërgatë që është sot kjo është Ministria e vërtetë e jashtme sepse ata na përfaqësojnë dhe na ndihmojnë që ta zhvillojmë Kosovën.

Kurti tha se aq i rëndësishëm është roli i mërgatës saqë pa paratë e saj Kosova nuk mund të mbijetojë as disa muaj.”Rreth 610 milion euro janë të hyrat që vijnë nga diaspora dhe me të drejtë mund të thuhet se populli i Kosovës paratë dhe muskujt i ka në diasporë sikurse edhe trurin dhe zemrën”.

RCCOLA

Kurti tha se në diasporë Kosova nuk e ka vetëm paranë dhe muskujt, por e ka edhe trurin, i ka intelektualët dhe patriotët më të mëdhenj.”Diaspora e ka ndihmuar luftën e UÇK-së në Kosovë, në Maqedoni dhe Kosovë Lindore. Andaj roli i diasporës duhet të çmohet dhe ky rol duhet të transformohet edhe në institucione” tha Kurti.

Kurti shtoj se në Kosovë aktualisht dominon mjerimi social, degradimi politikë dhe degradimi ekonomik.”Fatin e Kosovës e ndanë edhe populli i Gjilanit i cili edhe pse ka dhënë shumë kontribut para, gjatë dhe pas luftës ky mund nuk u shpërblye. Gjilani është ndëshkuar e dënuar nga Qeveria” tha Kurti.

Ai u tha mërgimtarëve se e kupton arsyen pse nuk investojnë në Kosovë sepse janë institucionet që injorojnë paratë e mërgimtarëve.”Për të investuar mërgata në Kosovë duhet të ketë lehtësira tatimore, administrative dhe bankare dhe duhet eliminuar procedurat burokratike” tha Kurti.

Kurti ka kërkuar nga mërgimtarët e pranishëm që të kyçen në vendet e tyre në perëndim edhe në skenën politike, sindikata e asociacione.

Edhe Ismajl Kurteshi kryetar i VV tha se në Gjilan ka pak investime derisa mbi 50% e këtyre investimeve përfundon në xhepat e pushtetarëve.”Gjilani është kampione e borxheve dhe është e njohur për korrupsion e për mos kryerje të projekteve. Realisht në Komunë e Gjilanit kemi korrupsion të planifikuar derisa organet hetuese po heshtin” tha Kurteshi./rajonipress/