ARKATANA

Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun e Osmanin: Racionaliteti po mbizotëron në bisedime

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se është ende herët për të vlerësuar nëse takimi i zhvilluar me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe presidenten Vjosa Osmani ishte i suksesshëm apo jo.

Pas takimit, Kurti tha se bisedimet kanë përfshirë të gjitha temat kryesore politike, por se ende nuk është arritur ndonjë përfundim konkret.

“I kemi edhe katër javë përpara deri në fillimin e seancës konstituive. Nuk ka temë që s’e kemi diskutuar, por ende nuk kemi ndonjë konkluzion për ta ndarë me ju,” u shpreh ai.

Kurti tha se mbetet optimist për ecurinë e dialogut ndërmjet subjekteve politike.

UBT

“Jam optimist për racionalitetin që po mbizotëron nga këto takime. Është një ndërmarrje që kërkon besim dhe kohë për rezultate. E kemi edhe konfidencialitetin e këtyre bisedave. Kemi diskutuar për qeverinë dhe Kuvendin, por edhe për presidentin, ndërsa fokusi ka qenë te zhvillimet aktuale politike,” deklaroi ai.

Kreu i LVV-së theksoi se synimi i partisë së tij është arritja e një marrëveshjeje politike që do të shmangte mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

“Ne jemi të interesuar për marrëveshje që të mos kemi zgjedhje. Synimi i përbashkët është që të shmangen zgjedhjet. Ne synojmë marrëveshje politike, pasi jemi subjekte politike,” tha Kurti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.