UBT

Kurti-opozitës: Për besë jam në hall me ju, emisarët më thanë mos me tregu draftin – tash a po doni me koordinim a pa koordinim?

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri i vendit, Albin Kurti i është përgjigjur disa pyetjeve të deputetëve nga opozita.

Kurti në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka thënë se emisarët i kanë kërkuar atij që mos ta bëj publike draft statutin.

Ai po ashtu iu drejtua deputeteve opozitar duke i thënë që është në “hall me ta”.

“E kuptoj kërkesën e juaj që ta shihni draftin, por emisarët më thanë që mos t’ua tregoj draftin. Tash si thoni ‘a me koordinim, a pa koordinim’. Unë e kam nda me presidenten e shtetit. Ata kanë kërku që mos të publikojë draftin. Me bo me ua tregu draftin, i bien pa koordinim. Për besë jam në hall me ju”, ka thënë Kurti.

Fundamenti

Kryeministri i vendit po ashtu tha se “Drafti i emisarëve është i marrëveshjeve 2013 dhe 2015, mirëpo ky draft është pa krahasueshëm më i mirë se i atyre viteve.

E kam pranuar draftin fizikisht, dhe elektronikisht. Ia kam dërguar vërejtjet për draft. Serbia nuk është shtet normal, e unë nuk dua ta normalizoj Serbinë por të normalizojë marrëdhëniet.

Unë raportoj para jush, e jo para ambasadorëve. Ata i kam thirrur në një raport njoftues e kanë marr shumë pak, nga ajo që është thënë këtu”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.