GRANDEMALL

Kurti: Opozita po i konteston ligjet tona në Kushtetuese, kjo është përpjekje dëshpëruese për paralizim të reformave

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë të mërkurën njoftoi se do të themelojnë Strukturën për hartimin e strategjisë kundër korrupsionit.

Para kabinetit qeveritar, Kurti tha se qeveria e udhëhequr nga ai është e përkushtuar për të luftuar krimin dhe korrupsionin si dhe për të bërë reforma në drejtësi e në administratën publike.

“Në këto gati dy vjet të qeverisjes, kemi dëshmuar në vazhdimësi vullnetin për të luftuar krimin dhe korrupsionin si dhe për reforma në drejtësi e në administratën publike. Ligji për Këshillin Prokurorial, Ligji për Zyrtarët Publikë dhe Ligji për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme – janë disa prej ligjeve që do të jetësojnë reformat e programit tonë qeverisës”, u shpreh kreu i ekzekutivit.

Ai tutje tha se jo për rastësi, të trija këto ligje bashkë me Ligjin për masat e përkohshme mbrojtëse të furnizimit me produkte themelore për qytetarët, me të cilin bëhej parandalimi i abuzimit me rritjen e çmimit të produkteve bazë, janë dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga opozita parlamentare.

UBT

Sipas tij, kjo e fundit duke i kontestuar ligjet e Qeverisë në Gjykatën Kushtetuese, po bën “përpjekje dëshpëruese për paralizim të reformave”.

“Në historinë 15-vjeçare të shtetit të pavarur të Kosovës, nuk mbaj mend që kaq shumë ligje të jenë kontestuar në Gjykatën Kushtetuese brenda një kohë kaq të shkurtër. Kontestimi i tyre është përpjekje dëshpëruese për paralizim të reformave”.

“Njëkohësisht është kundërshtim i hapur i nevojës shoqërore dhe kërkesës qytetare si dhe vullnetit demokratik i 14 shkurtit. Pavarësisht kësaj, përkushtimi ynë mbetet i njëjtë”, përfundoi Kurti. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.