FITORJA

Kurti nuk u përgjigjet akuzave se shkeli Kushtetutën, thotë se u zbatuan rekomandimet e IKSHP’së

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri Albin Kurti thotë se dje Qeveria e ndaloi pjesshëm qarkullimin e qytetarëve, dërsa nuk komenton akuzat e Presidentit Hashim Thaçi, sipas të cilit, Kurti ka shkelur Kushtetutën duke caktuar orarin kur qytetarëve u ndalohet lëvizja jashtë për shkak të situatës së krijuar nga virusi COVID-19.

Kurti shkruan se dje në Qeveri u votua kërkesa e Ministrisë së Shëndetësisë për masa të reja të parandalimit të përhapjes së koronavirusit, sipas rekomandimeve të Institutit Kombëtar për Shëndetin Publik të Kosovës.

Kësisoj, Kurti ka shkruar në Facebook se e kanë marrë vendimin për ndalimin e lëvizjes nga ora 10 deri në orën 16 dhe nga ora 20 deri në 6 të mëngjesit, për shkak të situatës së krijuar nga virusi Covid-19.

Shkrimi i plotë i Kurtit:

Mbrëmë, në mbledhjen e Qeverisë, morëm disa vendime të rëndësishme: ndalimi i pjesëshëm të qarkullimit për qytetarë dhe automjete në orare të caktuara; pezullimi i veprimeve të AKP-së me pronat e paluajtshme që ka nën administrim; anulimi i vendimit të qeverisë së mëhershme për shpallje e zonës ekonomike në Malishevë dhe shpronësimet atje; miratimi i dy koncept-dokumenteve, njëri për reformën gjyqësore në drejtësi komerciale dhe tjetri për evidencën qendrore penale; si dhe aprovimi i raportit vjetor financiar.

FIDANISHTJA

Fillimisht votuam kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë për masat e reja për parandalimin e përhapjes së virusit Corona, kërkesë kjo e ardhur si rezultat direkt i rekomandimeve të bëra nga IKShPK. Ky vendimi ishte mbi ndalimin e qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve duke filluar nga sot prej orës 10:00 e deri në ora 16:00 dhe prej orës 20:00 deri në ora 6:00. Pra, nga ora 6:00 deri në 10:00 dhe nga 16:00 deri në 20:00 mund të lëvizet e qarkullohet. Lëvizjet në rrugë mund të bëhen duke qenë vetëm dy persona dhe duke e mbajtur distancën dy metra me të tjerët. Rritja e të infektuarve është shtuar për 26 veta mbrëmë. Mund të rritet edhe më shumë, prandaj është e domosdoshme që të gjithë t’i ndjekim vendimet e Qeverisë dhe udhëzimet e profesionistëve.

Në mbledhjen e mbrëmshme u pezulluan për një afat të pacaktuar të gjitha vendimet e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) në lidhje me pronat e paluajtshme që ajo ka nën administrim. Ky vendim është marrë sepse Programi Qeverisës 2020-2023 parasheh politika të cilat e ndryshojnë statusin aktual të AKP-së.

U anulua edhe themelimi i kundërligjshëm i Zonës Ekonomike në Malishevë. Kësisoj, bashkë me këtë anulohen edhe vendimet për shpronësimin e pronave të paluajtshme që prekën nga kjo Zonë. Pa ligj, pa studim fizibiliteti, pa dëgjim publik, pa plan zhvillimor komunal, me shpronësim pronash private, e në kundërshtim me Koncept-planin kombëtar për zhvillimin e zonave ekonomike që parashihte Mitrovicën e Gjakovën, por jo edhe Malishevën, kjo ishte një zonë e shkeljeve aspak ekonomike. Malisheva nuk meriton këso përçmimi.

Koncept Dokumenti për reformën gjyqësore në drejtësi komerciale i hap rrugë themelimit të Gjykatës Komerciale, e cila është aq e nevojshme për mbarëvajtjen e ekonomisë dhe shtimin e investimeve te ne.

Të dashur qytetarë, zbatoni masat qeveritare që ta mundim virusin. Rrini të pastër, rrini në distancë dhe rrini në shtëpi./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.