Mobi Casa

Kurti: Nuk të do ndalemi deri në rrëzimin e qeverisë

/ 3 minuta lexim

Për Lëvizjen Vetëvendosje, viti 2015 do të jetë vit i forcimit të opozitës. Një opozitë që do ta dobësojë qeverinë deri në rrëzimin e saj. Kështu tha lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, sipas të cilit Vetëvendosje është opozita kryesore e që duhet të bëhet pozitë, derisa pozita e tanishme, sipas tij, të shkojë prej jetës politike kosovare.

Për Vetëvendosjen viti 2014 ka qenë i fuqishëm, sipas Kurtit, por jo edhe për Kosovën. Sipas tij, problemet kryesore të Kosovës, po bartë nga viti 2014 në vitin 2015. Këto komente Kurti i bëri në takimin përmbyllës të këtij viti më aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kreu i Vetëvendosjes tha se viti 2015 do të forcojë VV-në si opozitë, si një opozitë që nuk ka pasur Kosova e pasluftës.

“Lëvizja Vetëvendosje sot, është opozita kryesore, është opozita prijëse, për shumëçka është opozita e vetme edhe jashtë sistemit edhe Brenda sistemit. E për ta ndryshuar këtë sistem e për ta rrëzuar këtë regjim, duhet që kjo opozitë të bëhet pozitë, e ajo që është pozitë të thyej qafën e të shkojë njëherë e përgjithmonë nga skena politike kosovare”, tha ai, transmeton KP.

Kurti tha se viti 2014 i ka dhënë të drejtë Vetëvendosjes si asnjë vit tjetër, duke thënë në anën tjetër se janë përpjekur të bashkojnë opozitën kundër partisë në pushtet, por të tjerët kanë treguar se janë një opozitë e rrejshme.

Uji Dea

“Thoshin, Vetëvendosja e ka gjuhën e ashpër, prej se ka fol ambasadorja amerikane, asnjëri nuk po na thotë më se Vetëvendosja e ka gjuhën e ashpër. Na thoshin që Vetëvendosja është ekskluzive dhe nuk bashkëpunon me askënd tjetër. Mirëpo, jemi përpjekur me mish e me shpirt, me gjithë kapacitetin tonë fizik, intelektual, politik e moral që ta bashkojmë opozitën kundër partisë shtet dhe kemi dëshmuar që Vetëvendosje nuk është ajo e cila është ekskluzive por ka të tjerë të cilët janë opozitë e rrejshme. Dhe në vitin 2014 kemi arritur një fitore të madh. Ka marrë fund opozita e rrejshme”, tha ai.

Kurti tha se problemet e vitit 2014 po bartën në vitin që po vjen. Ai tha ai, ashtu siç u kopjua buxheti I shtetit, prej një qeverisje në tjetrën, që nuk janë realisht as qeveri as të tjera.

Ai tha se Lëvizja Vetëvendosje e ka të qartë se kjo është një qeverisje për mision të vjetër, me të cilën edhe në vitin 2015 vazhdohet me struktura të Serbisë në çerekun e territorit e pa Mitrovicë të bashkuar, me varfëri e papunësi, e pa ekonomi prodhuese.

Sipas Kurtit, PDK e LDK u bënë bashkë për shkak se u dobësuan. Madje ai tha se një bashkim i tillë do t’i dobësojë edhe më shumë.

Më tutje Kurti tha se të pasuruarit nëpërmjet pushtetit të politikës duhet të marrin fund dhe të përfundojnë në burg. Siç tha ai, nuk duhet izoluar shoqëria prej përparimit por duhet të izolohen kriminelët prej shoqërisë./telegrafi/