Fundamenti

Kurti: Nuk ndreqet aleanca me Amerikën me do gypa

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Çështja e gazsjellësit për Kosovën të cilin qeveria e Kosovës ka vendosur mos ta shtyjë përpara ka përplasur në Kuvend, kryeministrin Albin Kurti dhe deputetin e AAK-së, Ramush Haradinaj, raporton Gazeta Express.

Haradinaj e ka quajtur gabim strategjik të Kosovës vendimin për të mos ndërtuar gazsjellësin, për të cilin tha se janë ndarë 200 milionë euro.

“Paret janë të dedikuara për gazsjellësin. Fillimisht projekti është 200 milionësh për diversifikim të burimeve të energjisë, pas tri vjet negocimi të dy qeverive Haradinaj dhe Hoti dhe këto para janë të dedikuara për gazsjellësin, nëse nuk i merrni tash ju do t’i humbni edhe tri vjet tjera për me i marrë këto para për ndonjë projekt të ri”, ka thënë ai.

Mobi Casa

Në kundërreplikën e tij, kryeministri Kurti u shpreh se fondet s’kanë qenë vetëm për gazsjellës dhe s’mund të rregullohet aleanca me ShBA-të përmes disa gypave

“Kurfar parash nuk kanë pasur të vijnë në nëntor, dhe nuk është e vërtetë që fondet janë ose për gaz ose hiç. Sa i përket aleancave që po flsini, ne e kemi pasur rastin e Contour Globalin, u nënshkru Contour Globali nuk u ndreq aleanca u prish Contour Globali nuk u ndreq aleanca sepse është shumë e fuqishme. Është gabim instrumentalizimi i ShBA-ve për ta sulmuar kryeministrin e Kosovës. Ju keni nënshkruar 18.5% shkallë të kthimit të brendshëm në kapital me Contour Global, sepse ju me pare të shtetit je shumë dorëshlirë, e me paratë e juaja private jeni koprrac. Nuk ndreqet aleanca me Amerikën me do gypa, kjo është cektësia dhe shkurtpamësia e juaj”, ka thënë Kurti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.