HW

Kurti: Nuk mund të ketë “Ballkan të Hapur”, nëse nuk janë të përfshira gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, tha se nuk mund të ketë “Ballkan të Hapur”, nëse nuk janë të përfshira gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Këto komente Kurti i bëri sot, ku së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, morën pjesë në lansimin e shërbimeve të reja elektronike në portalin e-Kosova, që përfshijnë certifikatën e lindjes, ekstraktin e lindjes, certifikatën e martesës dhe certifikatën e vdekjes, si dhe shërbimin për vazhdimin e regjistrimit të veturës.

Kurti tutje tha se gatishmëria dhe interesimi për bashkëpunim rajonal shprehet në “Mbështetjen e Kosovës për Procesin e Berlinit”.

“Në këtë bashkëpunim ne duam të kemi barazi të palëve që e gjejmë në Procesin e Berlinit. Nuk besojmë në vetëmjaftueshmërinë e Ballkanit. Ka shtete që nuk e kanë dënuar dhe nuk kanë dhënë sanksione ndaj Rusisë, për luftën në Ukrainë. Kemi shtete si puna e fqinjit tonë veriore që është nga ana ruse. Për të pasur ‘Ballkan të Hapur’ Serbia duhet të hapet ndaj Kosovës. Ju e dini që Serbia nuk e njeh pasaportën e Kosovës dhe as kartën e identitetit. Për të pasur ‘Ballkan të Hapur’ le të hapet Serbia për Kosovën dhe le të mbyllet për Federatën Ruse. …Bashkimi Evropian është fati ynë dhe Evropa është kontinenti ynë”, u shpreh ai.

I pyetur për deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se mund t’i japin Kosovës energji elektrike, në këmbim për thëngjill, Kurti tha: “Presidenti i Serbisë bën mirë që të orientohet në introspeksionin e shoqërisë dhe shtetit atje dhe të heq dorë nga mohimi i masakrës së Reçakut. Përveç se nuk po e pranojnë Kosovën e pavarur po i mohojnë dhe krimet e Millosheviqit…”.

Mobi Casa

Kurti po ashtu përmendi dy lajme të mira: “Këtë javë kishim një lajm të mirë, dështimin e mikpritjes në Beograd të ministrit të Jashtëm të Rusisë, Lavrov dhe kjo u bë duke ju falënderuar tre anëtarëve të NATO-s: Bullgarisë, Maqedonisë Veriore dhe Malit të Zi. E kemi dhe një lajm të mirë se nesër do të na vijë për vizitë kancelari gjerman Scholz, për një lloj freskimi për procesin e Berlinit. Do t’i bëjmë një pritje të lartë shtetërore kancelarit Scholz”.

Ai gjithashtu u pyet për marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri, ku tha se kanë marrëdhënie të shkëlqyera.

“Ndërkaq me Shqipërinë kemi marrëdhënie të shkëlqyera dhe pas dy javëve kemi një mbledhje të përbashkët të dy qeverive”.

Kurti po ashtu foli dhe për një propozim “Kemi dhënë propozimin tonë që Ballkani Perëndimor të jetë bashkë në një iniciativë të llojit CEFTA, sipas modelit EFTA”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.