Eko Higjiena

Kurti: Nuk kam presion për dialogun, nuk do të pranojmë Asociacion një etnik

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kryeministri Albin Kurti ka folur sot për bisedimet me Serbinë dhe presionin që mund të ketë nga bashkësia ndërkombëtare në lidhje me formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Kurti gjatë një vizite në Prizren ka thënë se qytetarët e Kosovës kanë nevojë për integrim dhe jo për Asociacion njetnik, transmeton Zeri.info.

“Çka do të ndodhë me Asociacionin e ka thënë edhe peticioni dhe veprimet e atëhershme opozitare dhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese. Në Kosovë nuk mund të kemi asociacion njetnik. Është e domosdoshme që t’i integrojmë gjithë qytetarët pa dallim etnie”, ka deklaruar Kurti.

Uji Dea

Kryeministri ka mohuar se ka presion për bisedimet me Serbinë.

“Nuk ka presion, ka diskutime të vazhdueshme, dialogu do të jetë parimor dhe i drejtë, ku Kosova nuk do të jetë objekt në tryezë, por palë në bisedime dhe me dijen dhe programin tonë dhe me ndërgjegjen dhe përgjegjësinë që kemi treguar do ta përfaqësojmë Kosovën”, është përgjigjur ai para gazetarëve. /Zëri

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.