FIDANISHTJA

Kurti: Nuk ka ndryshuar demarkacioni i Mehës, por ka ndryshuar AAK e NISMA

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, kreu i VV-së, Albin Kurti, tha se demarkacioni i Kosovës me Malin e Zi nuk mund të quhet demarkacion, por kufi i ri.

Sipas tij, me logjikën e Murat Mehës Kosova nuk ka kufi fare dhe ajo duhet t’i përcaktojë ata në bazë të librave kadastralë.

“Demarkacioni i Murat Mehës dhe Thaçit, Hysenit dhe Mustafës, dhe tash i Haradinajt, nuk është demarkacion por kufi i ri. Me logjikën e Mehës, Kosova nuk ka kufi fare dhe ajo duhet t’i përcaktojë ata në bazë të librave kadastral, me ç’rast ne e marrim barrën e provës. Aty ku nuk kemi ne mbulesë kadastrale toka i takon palës tjetër pavarësisht nëse ata kanë dëshmi apo jo… Me këtë lloj deliminimi që quhet demarkacion po bëhet një precedent i rrezikshëm për Kosovën anembanë”, tha ai.

Kurti e ka krahasuar qeverisjen e kryeministrit Ramush Haradinaj me atë të Isa Mustafës, ku ka akuzuar Haradinajn, për të cilin tha se njëjtë si paraardhësi i tij po përpiqet të hajë me dy lugë, duke treguar se është më shumë i uritur se sa i zemëruar.

KKVITI

“E mbani mend qysh Isa Mustafa vetëm që të mos ketë zgjedhje të reja i mbështeti të gjitha vendimet e këqija të Thaçit. Më shumë se sa vet Thaçi, Mustafa e bëri Thaçin president, e bëri Veselin kryeparlamentar, e mori barrën e ‘Zajednices’ dhe demarkacionit. Njëjt edhe Ramush Haradinaj. Ngjashëm Haradinaj po përpiqet të hajë me dy lugë. Edhe me Mehën edhe me Bulliqin. Po del se është më shumë i uritur se sa i zemëruar. Dhe për postin e kryeministrit po e merr barrën që nuk i takon e për të cilën nuk ka faj. Nuk ka ndryshuar demarkacioni i Mehës, por ka ndryshuar AAK e NISMA. Nuk bëhet fjalë për korrigjim të kufirit në drejtim të Çakorrit e Zhlebit, por devijim të qëndrimit të Haradinajt në drejtim të Murat Mehës”, tha ai.

Kurti ka rekomanduar zbatimin e pesë pikave përmes së cilave do të duhej të zgjidhej çështja e demarkacionit.

E sipas tij, butësia që po tregon Mali i Zi duhet të shfrytëzohet për një gjë të tillë, gjegjësisht për bisedime të reja rreth kësaj çështje.

“Përfundimisht ne propozojmë debat parlamentar për raportin e komisionit Bulliqi. Deklaratë e Kuvendit për fqinjësi të mirë dhe kërkesë për rishqyrtim të marrëveshjes, përmes kontakteve të drejtpërdrejta diplomatike t’i kumtohet mospajtueshmëria Malit të Zi me metodologjinë e përcaktimit të kufirit dhe nisja e një iniciative të re për një proces të ri të demarkimit. Hetim parlamentar për këtë marrëveshje, rolin dhe përgjegjësinë e faktorëve të involvuar në këtë proces. Konferencë ndërkombëtare lidhur me procesin e përkufizimit, delimitimit dhe shënjimit të demarkacionit të kufirit në Kosovë, rajon dhe më gjerë si rast si për shpalosjen e gjithë të vërtetës”, u shpreh Kurti. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.