Hidromorava

Kurti: Nuk është e mjaftueshme për Kosovën vetëm njohja nga Serbia

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për marrëdhëniet me Serbinë.

Kreu i ekzekutivit, Albin Kurti, në një intervistë për medien zvicerane “blick.ch”, ka folur edhe për planin qeverisës të tij.

Në këtë intervistë Kurti është pyetur edhe për marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë., transmeton lajmi.net.

Sipas Kurtit edhe nëse Serbia e njeh pavarësinë e Kosovës, kjo nuk do të ishte e mjaftueshme, pasi që siç u shpreh ai, Serbia duhet të pranojë dhe të nënshkruajë një marrëveshje për gjërat që në të vërtetë kanë ndodhur gjatë luftës.

United Hospital

Kurti thotë se vetëm në këtë mënyrë do të mund të arrihet paqja në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Nuk është e mjaftueshme që Serbia ta njohë Kosovën si shtet. Në terma konkret, duhen dy marrëveshje për të krijuar paqe reale, afatgjatë në rajon. Nga njëra anë, ne kemi nevojë për një marrëveshje që ka të bëjë me vlerat tona të përbashkëta: sigurinë, demokracinë, të drejtat e njeriut, stabilitetin, zhvillimin. Kjo marrëveshje ndikon në të ardhmen …Pikërisht. Një marrëveshje e qartë është e nevojshme për atë që ka ndodhur në të vërtetë në këtë luftë. Kjo marrëveshje më pas sjell paqe”, u shpreh Kurti në këtë intervistë, transmeton më tutje lajmi.net.

Ai ka thënë se konflikti i shekullit në mes të shqiptarëve të serbëve nuk ekziston, por sipas Kurtit, ishte një konflikt ishte një konflikt midis shtetit të Serbisë dhe popullatës shqiptare.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.