Fundamenti

Kurti njofton për telefonatën me Escobar, thotë se është gati për ‘negociata aktive’ në Bruksel

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti njofton se ka zhvilluar telefonatë me të dërguarin e posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në prag të vazhdimit të takimeve për dialogun Kosovë-Serbi.

Kryeministri Kurti njofton se me Escobar ka folur për rëndësinë e sigurimit të zbatimit të qetë dhe të shpejtë të Marrëveshjes Themelore dhe Aneksit të saj.

Gjithashtu i ka konfirmuar atij gatishmërinë për t’u angazhuar në negociata aktive gjatë takimit të dialogut në Bruksel.

Hidromorava

Kurti shprehet se e ka falënderuar Escobarin për mbështetjen e ShBA-së.

Postimi i tij i plotë:

Kisha një telefonatë me Escobar. Diskutuan rëndësinë e sigurimit të zbatimit të qetë dhe të shpejtë të Marrëveshjes Themelore dhe Aneksit të saj. Konfirmova gatishmërinë time për t’u angazhuar në negociata aktive gjatë takimit të dialogut në Bruksel dhe e falënderova për mbështetjen e SHBA-së.