Fundamenti

Kurti: Një qeveri, që do të nis bisedimet për bashkim kombëtar

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, vlerëson se “zgjedhjet e parakohshme do të duhej të mbaheshin që dje”. “Kosova ka nevojë për një qeveri tjetër. Një Qeveri, e cila do të kishte synimin kryesor shtetndërtimin dhe zhvillimin ekonomik dhe jo shtet të konsumatorëve, por një shtet të prodhuesve, i cili nuk do e vendoste Kosovën në pazare me Serbinë, por do të niste bisedimet në Tiranën për bashkimin kombëtar”.

Në një intervistë për Top Channel, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti thotë se zbatimi i marrëveshjeve të arritura në Bruksel do të destabilizojnë vendin.

“Duke qenë që kryetari i LDK-së Mustafa po mundohet që më marrëveshje të rrëzojë Qeverinë Thacci, këtu bëhet fjale për marrëveshje për pa rrëzim. Kjo për shkak se nuk mund të ketë rrëzim të qeverisë me marrëveshje. Vetëvendosje që në dhjetor të vitit 2010 ka nisur mocionin për rrëzim të qeverisë, i cili nuk ka hasur në mirëkuptim të partive të tjera opozitare që formalisht janë në opozitë. Dhe tani kur ndodhemi në vitin e fundit të kësaj Qeverie them se sa më pak që kjo Qeveri të jetë në pushtet aq më shumë rriten mundësitë që për shtet dhe ndryshime në aspektin socio-ekonomik”, u shpreh Kurti.

Problemet madhore sipas Kurtit janë gjymtimi i shtetit si territor dhe funksionim i institucioneve pas marrëveshjeve me Serbinë.

Fundamenti

Ai thotë se Serbia ka arritur që në shekullin XXI të realizojë “Serbinë e madhe” nëpërmjet një mori ‘Serbi’ të vogla nga Bosnja, Kosova e deri në Maqedoni, Mal të Zi. Problemi i dytë dhe kapital për këtë Qeveri është modeli i gabueshëm ekonomik.

“Ne i druhemi destabilizimit të Kosovës në rast se zbatohen marrëveshjet. Pra Kosovën do e destabilizojnë zbatimi i këtyre marrëveshjeve dhe Kosovën do e stabilizojë vetëm pengimi i zbatimit të tyre të cilat bosnjëzojnë Kosovën dhe në të njëjtën kohë ne mendojmë që në mandatin e ardhshëm shpresojmë që të kemi një përbërje krejt të re. në mënyrë që t’i hedhim poshtë këto pazare personale të Thaçit me Daçiç”, u shpreh Kurti.

Problemet me korrupsionin dhe veprimet e pandërgjegjshme të kësaj Qeverie, sipas Kurtit nxjerrin në pah nevojën urgjente të një republike të tretë.

Kurti komentoi edhe formimin e partisë së re asaj të Fatmir Limajt dhe Jakup Krasniqit si një tkurrje të PDK-së. /Top Channel/