Fundamenti

Kurti nga protesta: T’i themi mjaft akrobatit Thaçi

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se protesta e sotme është mbrojtje e republikës dhe se kjo protestë tregon që populli nuk i nënshtrohet një njeriu si presidenti Thaçi, të cilin e ka quajtur akrobat.

“Betejat politike i ka gjeste personale. Kjo protestë tregon që një popull nuk i nënshtrohet një njeriu dhe se ne duhet ta mbrojmë republikën. Akrobacionet janë marrëveshje skenike e tij me Vuçiqin.. Le të bëhemi bashkë për republikën dhe le t’i themi mjaft këtij akrobati që po rrezikon edhe çlirimin dhe pavarësinë”, ka thënë Kurti në protestë.

UBT

Protestën e Vetëvendosjes e përkrahin edhe deputetë të LDK’së, Vjosa Osmani, Haxhi Avdyli dhe deputeti i pavarur Korab Sejdiu.

Gazeta Express në vazhdimësi ju njofton për zhvillimet e sotme në vend, ndërsa Televizioni 7 transmeton live emisionin special gjatë gjithë ditës./express/