United Hospital

Kurti: Nesër ftoj LDK-në për të filluar bisedimet për qeverinë e re me mua Kryeministër

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka dhënë intervistën e parë pas zgjedhjeve parlamentare.

Kurti në RTV Dukagjini ka thënë se sot ka ndodhur ndryshimi dhe çelësi i fitores sipas tij ishte populli.

“Opozita ka fituar në Kosovë dhe këtij ndryshimi i prinë Lëvizja Vetëvendosje”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ai ka thënë se nuk duhet të humbim kohë duke thënë se e sheh si partnerë LDK-në.

United Hospital

I pari i Vetëvendosjes i pyetur për koalicionet e ardhshme nëse konfirmohen rezultatet aktuale, ka thënë se LDK është opsioni i parë.

“Sigurisht se ne gjithmonë i kemi konsideruar LDK-në si partnerë në opozitë. Kemi bërë hapa të bashkërenduar. Fatkeqësisht nuk arritëm ta shndërrojmë në projekt të përbashkët si deshëm. Së bashku do t’i kemi 60 deputetë. Unë si kryeministër i ardhshëm i Republikës së Kosovës preferoj një qeveri stabile dhe patjetër e shoh si partnerë LDK-në”.

Kurti ka thënë se nga nesër do të ftojë LDK-në për të krijuar koalicionin./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.