ARKATANA

Kurti: Nëse shkarkohet Jabllanoviqi atëherë do të kemi situatë të re

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se protesta e datës 4 shkurt do të jetë protestë paqësore dhe masive. Ai përsëriti kërkesat e thirjes së protestës, shkarkimin e ministrit Jabllanoviq si dhe mbrotjen e ndërmarjes Trepça.

Me shkarkimin e tyre nuk do të bëhet Kosova kopsht me lule mirëpo i hapet rruga përparimit të Republikës sonë.
“Nëse nuk shkarkohet Jabllanoviqi nëse nuk mbohet Trepça atëherë nuk mbetet asgjë nga republika e Kosovës”, ka thënë ai.

Kurti tha se gjendja e krijuar në Kosovë, migrimi ilegal jashtëzakonisht i madh, janë ndër shkaqet kryesore të cilat do të sjellin në Prishtinë një numër masiv të protestuesve.

“Këto natyrisht që kanë krijuar një gjendje të pashpresë për popullin e Kosovës. Nganjëherë gjendjes së pashpresë i paraprijnë iluzionet e mëdha. Besoj që populli iluzionist i Kosovës tepër gjatë i ka besuar këtyre politikanëve tepër të prapsht”, ka thënë ai.

FIDANISHTJA

Kreu i VV-së ka theksuar se në momentin që shkarkohet Jabllanoviqi atëherë do të shqyrtohet edhe çështja e protestave të paralajmëruara nga kjo lëvizje për datën 4 shkurt.

“Në momentin që shkarkohet Jabllanoviqi, gjë që nuk ka ndodhur tash e tri javë, atëherë ne do të mblidhemi dhe në atë situatë të re natyrisht se do ta marrim një vendim meritor”, ka thënë ndër tjerash Albin Kurti.

Ai këto deklarata i ka dhënë gjatë homaxheve që ai i ka bërë në përvjetorin e rënies së heroit Zahir Pajaziti./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.