Eko Higjiena

Kurti: Nëse Serbisë nuk i vihen sanksione për sulmin terrorist në Banjskë, s’ka dialog

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nëse Serbia nuk dënohet apo nuk i vihen sanksione për sulmin terrorist të Banjskës nuk do të ketë dialog.

Kështu tha sot Kurti në një intervistë për Financial Times.

Ai tha se: “Nëse nuk ka dënime dhe sanksione ndaj Serbisë pas asaj që ka bërë, definitivisht nuk do të ketë dialog. Do të përfundojmë në menaxhim të dështuar të krizave dhe do të harrojmë fare për normalizim”.

Kurti po ashtu ka thënë se perëndimi duhet t’i shuajë shpresat për rikthim të bisedimeve në rrugë të duhur, nëse “nuk shtrëngon” Serbinë.

Uji Dea

Në këtë intervistë, Kurti ka akuzuar sulmuesit e Banjskës se kanë tentuar të nisin një luftë të re për të aneksuar veriun e Kosovës. Ai ka përsëritur se pas sulmit të 24 shtatorit çdo gjë ka ndryshuar.

Ndryshe, për herë të parë pas 42 ditësh, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të jenë sërish në kryeqendrën evropiane me ftesë të Bashkimit Evropian.

Dy udhëheqësit pritet të takojnë veç e veç edhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron, kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, dhe shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Takimet do të zhvillohen në margjinat e një samiti të BE-së dhe kureshtjen për to e shton një njoftim i bllokut të martën. /Telegrafi/