UBT

Kurti në Washington: “Bondsteel” të kthehet në bazë të përhershme të SHBA- në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka vazhduar takimet në SHBA me kongresistë e politikanë të ndryshëm. Ai sot e ka takuar edhe kongresistin amerikan, Mondaire Jones, me të cilin kanë biseduar edhe për sigurinë në rajon pas fillimit të luftës në Ukrainë.

Kurti gjatë takimit ka përsëritur kërkesën e Kosovës që kampi ushtarak në “Bondsteel” të kthehet në bazë të përhershme ushtarake të SHBA-së në Republikën e Kosovës.

“Kryeministri vuri theksin te kërcënimi për sigurinë e Kosovës dhe rajonit që mund t’i vijë nga aleanca ushtarake e Serbisë me Rusinë dhe përsëriti kërkesën që kampi ushtarak “Bondsteel” që ndodhet në Kosovë, të kthehet në bazë të përhershme ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftimin e Zyrës për Media të Kryeministrisë, raporton Express.

FIDANISHTJA

Kurti e ka njoftuar kongresistin Jones për përpjekjet dhe angazhimin për të tërhequr investime, veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe për të krijuar vende pune të qëndrueshme dhe të mirëpaguara në Kosovë.

“U diskutua për sigurinë në kontinentin e Evropës pas agresionit ushtarak rus në Ukrainë dhe rrezikun që ndikimi rus në Ballkanin Perëndimor paraqet për paqen dhe stabilitetin në rajon”, thuhet në komunikatë./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.