United Hospital

Kurti në Vjenë takon kancelarin austriak Stocker, kërkon mbështetje për integrimin evropian të Kosovës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në kuadër të vizitës zyrtare në Vjenë, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u prit në takim bilateral nga kancelari i Republikës Federale të Austrisë, Christian Stocker.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se Kurti shprehu falënderime për mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë ndaj Kosovës që nga vitet e ’90-ta, pastaj në shtet ndërtim dhe në rrugën evropiane, e po ashtu për kontributin në kuadër të KFOR-it.

“Teksa vlerësoi mbështetjen e Austrisë ndaj Kosovës të shprehur në Komitetin e Ministrave, në Kishinau në maj të vitit 2026, kryeministri në detyrë Kurti theksoi se një nga prioritetet më të larta të Qeverisë së Republikës së Kosovës mbetet anëtarësimi në Këshillin e Evropës. Ai nënvizoi rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes nga Austria dhe rolit të saj në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës”, thuhet në njoftim.

Po ashtu siç thuhet në njoftim Kurti tha se mirëpret deklaratën e kancelarit Stocker në Tivat, se Bashkimi Evropian nuk është i plotë, i sigurt dhe i qëndrueshëm pa Ballkanin Perëndimor.

Hidromorava

Pasi tha se Republika e Kosovës është e përcaktuar, e angazhuar dhe e përkushtuar në rrugën e saj të anëtarësimit, kryeministri në detyrë Kurti foli për rëndësinë që BE-ja të përgjigjet me dhënien e statusit të shtetit kandidat dhe hapjen e negociatave.

Në takim u bisedua për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, me theks të veçantë bashkëpunimin ekonomik e tregtar, investimet dhe rolin e rëndësishëm të mërgatës, energjinë dhe transformimin digjital.

Ndërsa, u diskutua edhe për sigurinë, mbrojtjen dhe bashkëpunimin rajonal.

Kryeministri në detyrë Kurti uroi Austrinë për zgjedhjen anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për periudhën 2027-2028, ndërkaq pranoi urime për fitoren në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.