FITORJA

Kurti në Vjenë: Më 24 shtator nuk u sulmua vetëm Kosova, por edhe idealet e demokracisë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë të dielën në ceremoninë hapëse të edicionit jubilar të 20-të të Forumit Ekonomik të Vjenës,

Kurti ka thënë ndër tjeash se më 24 shtator nuk u sulmua vetëm Kosova por edhe idealet e demokracisë.

“Aktet e fundit terroriste në vendin tonë, të cilat mizorisht i morën jetën një oficeri policie të përkushtuar, janë kujtues të ashpër të sfidave me të cilat përballemi. Këto nuk janë vetëm sulme ndaj Kosovës, por edhe ndaj idealeve që ne i mbajmë të dashura – bashkëjetesës paqësore, demokracisë liberale dhe shtetit të së drejtës si thelbi i shtetit tonë të begatë. Si kryeministër i Kosovës, jam i vendosur në detyrën time për të mbrojtur sigurinë e vendit tonë, për të garantuar mirëqenien e çdo qytetari dhe për të krijuar një mjedis ku prosperiteti ekonomik mund të lulëzojë i papenguar nga frika dhe i disponueshëm për të gjithë”, ka thënë Kurti ndër tjerash.

Siç ka njoftuar zyra e kryeministrit “para të pranishmëve, në fjalën e tij përshëndetëse, ai u shpreh shumë i nderuar të qëndrojë para tyre, në këtë ngjarje, të bashkuar nga një vizion të përbashkët për prosperitetin e rajonit tonë”.

Mobi Casa

Kurti tha se në kohë si këto bota është e mbushur me skena konflikti, ky organizim bëhet edhe më i rëndësishëm, sepse ai nënvizon domosdoshmërinë për të qëndruar së bashku, për të folur së bashku dhe të punuar së bashku.

“Takimi ynë këtu nuk është thjesht një traditë vjetore; është një riafirmim i agjendës sonë të përbashkët përballë vështirësive. E ardhmja jonë është e ndërthurur me mirëqenien e çdo vendi të përfaqësuar në këtë sallë, të kontinentit tonë evropian dhe Bashkimit Evropian si fati ynë që ne përqafojmë, me çdo komunitet që premtojmë t’i shërbejmë dhe me frymën kolektive që mishëron ky forum” deklaroi ai.

Në përmbyllje të fjalës së tij, Kurti shprehu falënderimin dhe mirënjohjen e tij për besimin, partneritetin dhe vlerësimin e Forumit Ekonomik të Vjenës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.