FIDANISHTJA

Kurti në Tel Aviv: Të njihet e pranohet Republika e Kosovës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka njoftuar se ka marrë pjesë në një takim me progresistët socialdemokratë nga mbarë bota që u mbajt në Tel Aviv të Izraelit. Në këtë takim u diskutua edhe për nevojën që të njihet e pranohet Republika e Kosovës.

Kurti përmes llogarisë së tij në Facebook, tregoi se ka deklaruar edhe në lidhje me krizën mes Izraelit dhe Palestinës.

“Izraeli është shumë shtet, është më shumë se shtet. Palestina është pak shtet, është më pak se shtet. Kërkesa për zgjidhjen me dy shtete është shprehje e kërkesës për barazi”, ka thënë Kurti.

Ndër të tjera tha se kur socialdemokratët i quajnë regjimet e ndryshme “popullistë”, u bëjnë favor. Sepse shpesh ata janë racistë e fashistë.

UBT

“Shumë politikanëve e partive, regjimeve të ndryshme anekënd globit, u bëjmë favor kur i quajmë populistë. Sepse shpesh ata janë veçse racistë ose fashistë ose edhe të dyja këto”, ka shkruar Kurti.

Në fund Kurti tha se sikurse çlirimi edhe zhvillimi vjen nga brenda. Ndihmohet nga jashtë por nuk nis dot prej jashtë.

“Sikurse çlirimi edhe zhvillimi vjen nga brenda. Mund të ndihmohet prej jashtë, por nuk nis dot prej jashtë. Kësisoj edhe mirëmbahet qasja nga poshtë-lart, nëpërmjet së cilës ruhet prioriteti i socio-ekonomisë mbi gjeopolitikën e që është detyrë e të majtës kudo e kurdo”, ka përfunduar Kurti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.