United Hospital

Kurti në takim me Costan: Kosova ka progres të rëndësishëm në reforma, demokraci dhe ekonomi – e gatshme për status kandidat në BE

/ 2 minuta lexim
HW

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, gjatë vizitës së këtij të fundit në Prishtinë, në prag të Samitit BE–Ballkani Perëndimor në Tivat.

Në komunikatën e Qeverisë thuhet se Kurti e ka falënderuar Bashkimin Evropian për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, duke e cilësuar atë si donatorin më të madh në procesin e zhvillimit dhe ndërtimit të vendit.

“Kosova ka shënuar progres të rëndësishëm në reforma, demokraci dhe ekonomi,” u shpreh Kurti, duke përmendur përmirësime në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit, lirinë e mediave dhe rritjen ekonomike.

Ai theksoi gjithashtu përkushtimin e Qeverisë ndaj reformave që dalin nga Plani i Rritjes dhe instrumentet e para-anëtarësimit të BE-së, duke nënvizuar rëndësinë e marrjes së statusit kandidat për Kosovën.

HW

Në takim u diskutua edhe për bashkëpunimin me institucionet evropiane, sigurinë rajonale dhe rëndësinë e fqinjësisë së mirë në Ballkanin Perëndimor.

Sipas njoftimit, Kurti ka riafirmuar se Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së, përfshirë dënimin e agresionit rus ndaj Ukrainës dhe mbështetjen për sanksionet ndaj Federatës Ruse.

Ky ishte takimi i dytë i António Costa në Prishtinë, pas vizitës së tij të mëparshme në maj të vitit të kaluar. /Zëri

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.