Fundamenti

Kurti në Strasburg: Kosova po tregohet konstruktive në dialog me Serbinë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në takimin e Komitetit Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian.

Në fjalën e tij, Kurti ka përshëndetur vendimin për të miratuar liberalizimin e vizave për Kosovës.

“Derisa presim hapat e ardhshëm, shpresojmë se qytetarët tanë kanë për të qenë në gjendje të udhëtojnë pa viza sikurse vendet tjera të rajonit në Evropë nga 1 janari i vitit 2024”.

Ai ka thënë se Kosova qëndron në krahë të Ukrainës dhe popullit të saj përballë agresionit rus.

Kryeministri ka thënë se Kosova tashmë është shtet prej 15 vitesh dhe sipas tij ky shtet organizon zgjedhje të lira dhe të drejta dhe ka një shkallë të lartë të demokracisë.

I pari i ekzekutivit kosovar ka thënë se Kosova është e zotuar për dialog konstruktiv me Serbinë.

UBT

“Sa i përket dialogut me Serbinë, ne jemi të zotuar, konstruktiv dhe kreativ. Besojmë që marrëveshja themelore mes Kosovës dhe Serbisë përbën avancim të marrëdhënieve mes dy shteteve”.

Ai ka thënë se Kosova ka kornizën më të avancuar për respektimin e të drejtave të pakicave.

Kurti ka perënduar edhe sukseset e qeverisë së drejtuar nga ai duke vënë theksin në luftimin e korrupsionit dhe reformave në drejtësi dhe administratës publike.

“Kosova është dëshmuar si vendi më demokratik në rajon, siç është dëshmuar edhe nga raportet ndërkombëtare. Kemi pasur progres në luftën kundër korrupsionit dhe ngritje në lirinë e mediave duke përmirësuar pozitën tonë për 17 vende”.

“Kosova është e para në Ballkanin Perëndimorë, e dyta Evropë dhe e treta në botë për progresin e bërë në të drejtat politike dhe liritë qytetare”, ka deklaruar tutje Kurti./Telegrafi/