FIDANISHTJA

Kurti në Stamboll mburret me ushtrinë, tregon problemet me Serbinë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

E diela e 2 qershorit shënon ditën e tretë të vizitës zyrtare që një delegacion i Republikës së Kosovës, më saktësisht të Qeverisë të Kosovës, në krye me kryeministrin, Albin Kurti po i bën Republikës së Turqisë.

Pak më parë, kryeminisri me delegacionin e tij patën një takim me përfaqësues të diasporës kosovare, të cilët veprojnë dhe punojnë në Turqi.

Kështu bëri të ditur gazetari, Besnik Tahiri përmes një lidhjeje direkte.

“Në këtë takim, Kurti foli për dy çështje, që sipas tij kanë shumë rëndësi në raportet mes Kosovës dhe Turqisë, e këto sipas tij, e para është për mbrojtje dhe siguri, dhe tjetra për bashkëpunimin mes Prishtinës dhe Ankarasë në çështjet e zhvillimit ekonomik dhe marrjes së investimeve nga Turqia, duke përfshirë edhe diasporën”, tha Tahiri.

KKVITI

Këto çështje, Kurti thotë se i përmendi edhe në takimin me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan në Pallati Presidencial.

Kurti përmendi edhe dronët Bayraktar të Turqisë, që erdhën në Kosovë, si dhe tha se raketat amerikane do të zbarkojnë së shpejti në vendin tonë.

Edhe raportet Kosovë-Serbi nuk mbetën pa u përmendur në këtë fjalim të Kurtit pranë diasporës.

Ai këtë e quajti problem të madh, pasi që Serbia nuk po e njeh Republikën e Kosovës, si dhe nuk po i pranon krimet e bëra gjatë luftës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.