Kurti: Ne si të parët do ta ç’kapim shtetin nga krimi i organizuar
Gjilan – Ne si të parët do ta ç’kapim shtetin nga krimi i organizuar, dhe ne nuk do ta burgosim askënd, por do ta pavarësojmë gjyqësorin i cili do të vendos për secilin rast veç e veç në mënyrë të pavarur. Ne do të angazhohemi që gjyqësori ta kryej punën e vetë në mënyrë profesionale” ka thënë Kurti në Gjilan derisa ka marrë pjesë na aderimin e një numri të rinjësh në këtë subjekt politik.
Në Qendrën e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, kanë aderuar një numër i anëtarëve të rinj, raporton rajonipress.
Aderuesit ë rinj janë pritur nga deputeti Albin Kurti, aktivisti i ri Dukagjin Gorani, deputeti dhe koordinatori i Qendrës së LVV në Gjilan, Ismajl Kurteshi.
Aktivistja Adriana Halimi, përveç tjerash tha se numri i të rinjve që po aderojnë në LVV kohëve të fundit është shumë i madh, sepse pakënaqësia e qytetarëve po rritet shpejt e Vetëvendosja po shihet si forca e vetme politike që mund ta nxjerr vendin nga kjo situatë.
Edhe, Ismajl Kurteshi, tha se vendi ka nevojë për kontributin e të rinjve dhe se ata mund të kontribuojnë vetëm të organizuar në një organizim i cili është i gatshëm të punoj për interesat e vendit si që është Vetëvendosja.
Dukagjin Gorani, ju tha anëtarëve të ri se edhe ai është formalisht vetëm një javë në Lëvizjen Vetëvendosje, por ideja e Vetëvendosjes për te është e vjetër.
Ai tha se nuk mjafton vetëm ta kesh librezën e Vetëvendosjes, aktivist i Lëvizjes duhet të jetë përherë aktiv.
Albin Kurti, ka folur për situatën politike në vend rolin e Lëvizjes dhe nevojën e forcimit të Lëvizjes Vetëvendosje për ndryshimin e realitetit në Kosovë.
Ai tha se sondazhet e fundit nga organizata serioze po e nxjerrin Lëvizjen në vendin e parë. “Ne si të parët do ta ç’kapim shtetin nga krimi i organizuar, dhe ne nuk do ta burgosim askënd, por do ta pavarësojmë gjyqësorin i cili do të vendos për secilin rast veç e veç në mënyrë të pavarur. Ne do të angazhohemi që gjyqësori ta kryej punën e vetë në mënyrë profesionale” ka thënë Kurti.
Kurti ka folur edhe për rolin e aktivistit brenda Lëvizjes dhe në shoqëri në përgjithësi. /rajonipress/


