United Hospital

Kurti: Në shtator ose tetor mund të kemi zgjedhje të reja

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Lëvizja Vetëvendosje, edhe pse renditet si forca e tretë politike, e njohur për qëndrimet e prera, veçanërisht në marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë, duket se e ka në dorë vendimin për të çuar ose jo vendin drejt zgjedhjeve.

“Ne jemi gjithmonë të gatshëm për zgjedhje dhe do të jemi të gatshëm edhe tash që nuk kemi fituar ende, edhe atëherë kur do të fitojmë, sepse besojmë që është tepër rrallë që një herë brenda katër viteve të kemi zgjedhje në Kosovën e cila po vlon nga problemet nga më të ndryshmet”, ka thënë kurti për RTSH, transmeton Almakos.

Hidromorava

“Pra, ka shumë mundësi që në shtator ose tetor do të kemi zgjedhje të reja dhe Lëvizja Vetëvendosje në këto do të hyjë më e fuqishme si asnjëherë më parë. Në të njëjtën kohë mund të them që gjatë kësaj periudhe ne kemi punuar edhe me këtë koalicionin LDK, AAK, Nisma të cilët duket se do të garojnë bashkë. Pra, do t’i kemi tri pole në zgjedhjet e ardhshme. PDK-në si partinë pushtet, si parti shtet me satelitët e saj, LDK-në, AAK-në dhe Nismën në njërën anë dhe Lëvizjen Vetëvendosje si poli i tretë, i cili do ta ketë bashkëpunimin me disa prej sindikatave”, shprehet Kurti. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.