Fundamenti

Kurti në prag të zgjedhjeve në Gjilan, Haziri ia përmend Autostradën e stadiumin që s’u bënë: Mashtrimi s’kalon

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kreu i Degës së LDK-së në Gjilan dhe ish-kreu i kësaj komune, Lutfi Haziri, ka akuzuar Kurtin se për gjashtë vite e ka përjashtuar Gjilanin dhe Anamoravën nga investimet. Sipas Hazirit, kudo që Qeveria Kurti ka prekur, kanë shkretuar, raporton Express.

Deputeti i LDK-së ka thënë se kryetari i Gjilanit në katër vite s’ka arritur ta realizojë as edhe një projekt, derisa për projektin e sheshit të ri, Haziri ka thënë se quhet “Rizhvillim i bulevardit “Ibrahim Rugova” dhe ka pyetur se pse nuk e kanë përmendur në asnjë rast Kurti e Hyseni.

Haziri ia ka kujtuar Kurtit dhe Alban Hysenit mosrealizimin e Autostradës, stadiumit të qytetit dhe projekte të tjera që Haziri thotë se s’janë realizuar nga qeverisja e Alban Hysenit.

“Mashtrimi nuk kalon! Gjilanasit u dhanë një copë besimi, por e nëpërkëmbët për toke.

Arberi po vjen. LDK, më 12 tetor, besë e shpresë!”, ka shkruar Haziri.

Postimi i plotë:

Për 6 vjet, Albin Kurti e përjashtoi Gjilanin dhe Anamoraven nga investimet – ku prekën, e shkretuan!

Për më keq, ai i ndali 114 milionë investime të zotuara nga ne. Per 4 vite, bedeli i tij në Gjilan dështoi edhe në një projekt të vetëm.

Projekti quhet rizhvillimi i Bulevardit “Ibrahim Rugova”. Pse në asnjë rast nuk e permendët?!

Uji Dea

A keni tregu se çka bëni me shtatoret e Mulla Idriz Gjilanit, Kadri Zekës e Ramiz Cernices? Ku zhvendosen dhe pse duhet të zhvendosen? Nuk bëhet hajgare me qyetarët e gjallë e kurrë me shtatoret e kolosëve të vendit.

E tani?

Tani më 1 shtator në vend që fëmijët dhe prindërit të gëzohen me çerdhe të reja, hapësira shkollore apo vetë librat e garantuara, ata zgjodhen të mashtrojnë prapë. Para Kuvendit, filluan inagurimin e rizhvillimit të një copë qendre në kundërshtim me PZHK-në dhe planet urbane. Pa leje pune dhe pa buxhet të garantuar, premtuan tunel nëntokësor në zemër të qytetit. Për më keq, paralajmëruan pa leje pune, pa

leje rrënimi e ndërtimi, që vazhdojnë me mashtrim.

Duam Autostradën, Impinantin për trajtimin e ujërave të zeza, rrugën e Prishtinës, Parkun e Paqes, çerdhen në “Arbëri”, rrugen për Viti, rrugën e Kumanovës e shumë projekte tjera, të cilat i ndaluat në zbatim. Duhet të jepni llogari, përse nuk i keni bërë. Pse e dëmtuat deri në stërkeqje rrugën “Adem Jashari” dhe “Hamdi Kurteshi”? Ku keni prek, keni shkretu dhe e keni kthy Gjilanin në grope të zezë financiare e avari adminsitrative. Këto janë vepra penale që nuk mund t’i shpëtoni me kohë.

Mos ta harrojmë Stadiumin e Qytetit, i cili do të duhej të ishte i gatshëm tashmë për Ligën e Konferencës.

Mashtrimi nuk kalon! Gjilanasit u dhanë një copë besimi, por e nëpërkëmbët për toke.

Arberi po vjen. LDK, më 12 tetor, besë e shpresë!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.