FIDANISHTJA

Kurti në Mitrovicë: Pa një Kosovë të bashkuar nuk mund të kemi bashkim kombëtar

/ 6 minuta lexim
FIDANISHTJA

Alternativa qeverisëse e Lëvizjes Vetëvendosje mbështetet në tre shtylla kryesore, shtetin e së drejtës, shtetin zhvillimor dhe shtetin social, dhe nuk mund të kemi Kosovë sovrane pa një Mitrovicë të bashkuar, si dhe pa një Kosovë të bashkuar nuk mund të kemi bashkim kombëtar.

Këto komente i bëri kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti të premten në Mitrovicë, gjatë prezantimit të hapave për realizimin e alternativës qeverisëse të kësaj partie.

Sipas tij, në Kosovë duhet të ketë drejtësi për qytetarët dhe të drejtat e tyre të jenë të garantuara, sepse qytetarët e duan Kosovën Republikë, ku interesi i përgjithshëm dhe e përbashkëta janë mbi çfarëdo interesi individual apo të veçantë.

“Ekonomisë duhet t’ia shtojmë zhvillimin, prodhimin dhe jo vetëm të kemi import, tregti e financa, por fabrika dhe industri. Duhet të kemi prodhim i cili përgjithësisht është bujqësor, industrial dhe zejtar, dhe shteti të jetë edhe social në mënyrë që rritja ekonomike të shoqërohet me politika sociale që e zbusin pabarazinë”, ka thënë Kurti.

Ai shtoi se muajt e fundit në Kosovë ka pasur rritje të importit dhe zvogëlim të eksportit, ndërsa një shtet që dëshiron të ketë zhvillim ekonomik duhet ta ketë të kundërtën.

Aida Dërguti, nënkryetare e Vetëvendosjes, theksoi se për ndryshimin e gjendjes së vështirë në të cilën ndodhen qytetarët e Kosovës, duhet organizim.
Sipas saj, Lëvizja Vetëvendosje është rritur si asnjë herë më parë, si nga sasia ashtu edhe nga cilësia, andaj qytetarët duhet t’i bashkohen Vetëvendosjes ngase ndryshimi është i mundur vetëm kur ata të jenë të bashkuar.

“Dje kemi mposhtur LDK-në përmes Shpend Ahmetit, kryetar të Prishtinës, tani duhet të përqendrohemi ta mposhtim PDK-në përmes Vetëvendosjes dhe Albin Kurtit kryeministër”, ka thënë Dërguti.

Ndërkaq, Visar Ymeri, drejtues i grupit parlamentar, tha se derisa qyteti i Mitrovicës dikur simbolizonte begatinë e Kosovës, sot simbolizon varfërinë e saj, sepse është me papunësinë më të madhe dhe depresionin më të madh shoqëror në Kosovë.

Ai bëri të ditur se për të shikuar deri ku ka arritur Kosova sot pas gjithë këtyre viteve në liri, mjafton që qytetarët të shikojnë dhe të kuptojnë çfarë po ndodhë në Mitrovicë, si në rrafshin politik, ekonomik dhe social.

“Fatkeqësisht sot në Kosovë kemi një shtet i cili në vend se t’i marr përgjegjësitë e veta ndaj qytetarëve, për çdo ditë e më shumë po ikën nga këto përgjegjësi. Andaj, ikja nga përgjegjësia në rrafshin politik, nuk mund të ofroj as mbrojtje ligjore, sepse nuk kemi ushtri për ta mbrojtur shtetin, nuk ka institucione të cilat mbrojnë të mirën e përgjithshme, dhe në anën tjetër në rrafshin ekonomik ikja nga përgjegjësia më së miri reflektohet përmes tendencave të privatizimit të vazhdueshëm që bënë qeveria e Republikës së Kosovës”, ka thënë Ymeri.

FITORJA

Ai ka potencuar se zhvillimi ekonomik është alternativa e vetme e qeverisjes.Alternativa qeverisëse e Lëvizjes Vetëvendosje mbështetet në tre shtylla kryesore, shtetin e së drejtës, shtetin zhvillimor dhe shtetin social, dhe nuk mund të kemi Kosovë sovrane pa një Mitrovicë të bashkuar, si dhe pa një Kosovë të bashkuar nuk mund të kemi bashkim kombëtar.Këto komente i bëri kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti të premten në Mitrovicë, gjatë prezantimit të hapave për realizimin e alternativës qeverisëse të kësaj partie.

Sipas tij, në Kosovë duhet të ketë drejtësi për qytetarët dhe të drejtat e tyre të jenë të garantuara, sepse qytetarët e duan Kosovën Republikë, ku interesi i përgjithshëm dhe e përbashkëta janë mbi çfarëdo interesi individual apo të veçantë.

“Ekonomisë duhet t’ia shtojmë zhvillimin, prodhimin dhe jo vetëm të kemi import, tregti e financa, por fabrika dhe industri. Duhet të kemi prodhim i cili përgjithësisht është bujqësor, industrial dhe zejtar, dhe shteti të jetë edhe social në mënyrë që rritja ekonomike të shoqërohet me politika sociale që e zbusin pabarazinë”, ka thënë Kurti.

Ai shtoi se muajt e fundit në Kosovë ka pasur rritje të importit dhe zvogëlim të eksportit, ndërsa një shtet që dëshiron të ketë zhvillim ekonomik duhet ta ketë të kundërtën.

Aida Dërguti, nënkryetare e Vetëvendosjes, theksoi se për ndryshimin e gjendjes së vështirë në të cilën ndodhen qytetarët e Kosovës, duhet organizim.
Sipas saj, Lëvizja Vetëvendosje është rritur si asnjë herë më parë, si nga sasia ashtu edhe nga cilësia, andaj qytetarët duhet t’i bashkohen Vetëvendosjes ngase ndryshimi është I mundur vetëm kur ata të jenë të bashkuar.

“Dje kemi mposhtur LDK-në përmes Shpend Ahmetit, kryetar të Prishtinës, tani duhet të përqendrohemi ta mposhtim PDK-në përmes Vetëvendosjes dhe Albin Kurtit kryeministër”, ka thënë Dërguti.

Ndërkaq, Visar Ymeri, drejtues i grupit parlamentar, tha se derisa qyteti i Mitrovicës dikur simbolizonte begatinë e Kosovës, sot simbolizon varfërinë e saj, sepse është me papunësinë më të madhe dhe depresionin më të madh shoqëror në Kosovë.

Ai bëri të ditur se për të shikuar deri ku ka arritur Kosova sot pas gjithë këtyre viteve në liri, mjafton që qytetarët të shikojnë dhe të kuptojnë çfarë po ndodhë në Mitrovicë, si në rrafshin politik, ekonomik dhe social.

“Fatkeqësisht sot në Kosovë kemi një shtet i cili në vend se t’i marr përgjegjësitë e veta ndaj qytetarëve, për çdo ditë e më shumë po ikën nga këto përgjegjësi. Andaj, ikja nga përgjegjësia në rrafshin politik, nuk mund të ofroj as mbrojtje ligjore, sepse nuk kemi ushtri për ta mbrojtur shtetin, nuk ka institucione të cilat mbrojnë të mirën e përgjithshme, dhe në anën tjetër në rrafshin ekonomik ikja nga përgjegjësia më së miri reflektohet përmes tendencave të privatizimit të vazhdueshëm që bënë qeveria e Republikës së Kosovës”, ka thënë Ymeri.

Ai ka potencuar se zhvillimi ekonomik është alternativa e vetme e qeverisjes.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.