UBT

Kurti në Londër takon deputeten britanike: Serbia të mbahet përgjegjëse për arrestimin e tre policëve

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Në Londër, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti u takua me kryetaren e Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns.

Me deputeten Kearns, kryeministri diskutoi për qeverisjen, progresin në vend dhe marrëdhëniet dypalëshe.

RCCOLA

Vëmendje të veçantë iu dha zhvillimeve të fundit në katër komunat veriore në Kosovë dhe sulmeve të organizuara nga grupe kriminale atje ndaj Policisë, KFOR-it dhe gazetarëve, si dhe përfshirjen aktive të Serbisë në tensionimin e situatës deri te rrëmbimi i tre policëve të Kosovës brenda territorit të Republikës, për të cilët Serbia duhet të mbahet përgjegjëse ndonëse ata u liruan sot gjatë ditës.

Ai e falënderoi deputeten Kearns për mbështetjen ndaj Kosovës dhe qëndrimet e zëshme për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe demokracisë në të gjithë Evropën.​