UBT

Kurti në Londër: Armatimi i madh i Serbisë është tregues që ajo synon përshkallëzimin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot po merr pjesë në Konferencën e Mbrojtjes në Londër, ku edhe është folës kryesor.

Në hapje të konferencës, Kurti e ka theksuar kërcënimin që vjen nga Serbia e Rusia, siç i ka publikuar disa deklarata të shkurta “Security Studies” në X, raporton Gazeta Express.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, hapi konferencën duke theksuar kërcënimin e Rusisë dhe Serbisë. Ai tha se “armatimi i madh” i Serbisë është një tregues se ajo “synon përshkallëzim””.

“Ndërsa Republika jonë bashkëpunon në çdo sferë me partnerët e saj, si SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe BE, Serbia intensifikon bashkëpunimin e saj me Rusinë, Kinën dhe Iranin”, citohet të ketë thënë Kurti.

Mobi Casa

“Demokracia ka nevojë për siguri në mënyrë që të lulëzojë. Sipas një studimi të kryer nga Instituti Ndërkombëtar Republikan, 87% e Kosovës mbështesin politikën pro BE-së dhe Pro Perëndimit. Kjo është përqindja më e lartë e çdo vendi të Ballkanit Perëndimor”.

Siç ka njoftuar dje Zyra e Kryeministrit, Kurti do të zhvillojë një takim bilateral me Sekretarin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, i cili gjithashtu do të marrë pjesë në këtë konferencë.

Gjithashtu, gjatë qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar, Kurti do të zhvillojë takime edhe në Parlamentin britanik, si dhe do të ketë një bashkëbisedim me Drejtuesen Ekzekutive të Institutit ODI (Overseas Development Institute), Sara Pantuliano, për 25-vjetorin e përfundimit të luftës dhe çlirimit të Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.