Uji Dea

Kurti në Greqi: Rusia po përdor fashizëm me luftën në Ukrainë

/ 2 minuta lexim
HW

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Rusia është duke përdorur fashizëm me nisjen e luftës në Ukrainë.

Ai, në tryezën e 26-të me radhë, që organizohet nga Qeveria e Greqisë dhe prestigjiozja britanike “The Economist” me mbështetjen e Parlamentit Evropian dhe Komisionit Evropian, ka thënë se qëndrimet e Kosovës kanë qenë të qarta që nga dita e parë për situatën, duke e dënuar atë, njofton Klankosova.tv.

“Nga pikëpamja jonë, ajo që shohim sot është fashizmi rus. Fashizmi nuk është diçka që i rezervohet Gjermanisë ose Italisë mes dy luftërave botërore, ose për Kilin Pinochet gjysmë shekulli më parë, fashizmi është pjatë që mund të bjerë ndaj çdo vendi dhe duhet të kemi kujdes”.

Mobi Casa

“Fatkeqësisht e dimë që po përballemi me fashizmin rus dhe nuk mund të jesh asnjanës, nuk mund të jesh asnjanës mes zjarrit dhe zjarrfikësit, neutraliteti sipas këndvështrimit tonë është cinizëm dhe cinizmi riprodhon shumë largësi, por në të njëjtën kohë do të thotë të kërkosh rehati në kohë krizash të rënda.

Nuk ka vend për neutralitet, sepse shpresa dhe pasioni duhet të kapërcejnë çdolloj cinizmi dhe prandaj besoj se agresioni i Kremlinit në Ukrainë ishte një luftë e zgjedhur, ku pasi solidariteti dhe humanizmi në Evropë nuk është çështje zgjedhjeje, është jona dhe është detyra jonë”, ka thënë Kurti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.