Hidromorava

Kurti në gjykatë: Hedhja e gazit në Kuvend s’është vepër penale

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Ka nisur seanca gjyqësore për katër deputetët e akuzuar të VV-së për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend dhe po dëgjohet fjala përfundimtare e prokurorit, mbrojtjes dhe të akuzuarve.

Deputeti i VV-së Albin Kurti ka thënë se veprimet e tij dhe të tre të akuzuarve të tjerë janë padëgjueshmëri parlamentare e jo vepër penale, raporton Express.

Ai në gjykatë tha se veprimet e tyre do të mundë të sanksionoheshin me kundërvajtje, por assesi me vepër penale.

ARKATANA

“Ne as qe kemi menduar se cilat ligje po i shkelim, sepse preokupimi ynë ka qenë Kushtetuta dhe territori”, tha Kurti gjatë fjalës së tij përfundimtare.

Para tij në fjalë përfundimtare lirimin e Kurtit nga akuzat e ka kërkuar avokatja e tij Hedie Ademi. Derisa, prokurori ka kërkuar dënimin e Kurtit dhe të akuzuarve tjerë për përdorimin e gazit lotsjellës në Kuvend. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.