FITORJA

Kurti në Gjilan: Ditë të bardha vijnë me numrin 126

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Me pjesëmarrje të pa precedent, mes mijëra të rinjsh që i bëhen krah Lëvizjes e që do ta kenë krah qeverinë Kurti, me të pranishëm nga Presheva e Bujanoci, Kumanova e Gostivari, më miq nga Social-Demokratët e Bundestagut gjerman, Gjilani priti kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, Albin Kurtin me ekipin e tij fitues.

Në hapje, tubimin e nderoi deputeti i Partisë Social-Demokrate në Bundestagun gjerman, Stefan Schëartze. “Unë jam këtu sot sepse mendoj se ju qëndroni përpara një momenti historik. Besoj se e keni shansin e madh për ndryshimin e madh në Kosovë. Në këto zgjedhje varet edhe perspektiva e ardhshme e Kosovës”, tha deputeti gjerman duke shtuar se, “unë kam ardhur që ta mbështes Albinin për kryeministër e shpresoj që edhe ju e keni guximin ta mbështesni Albinin për kryeministër”.

Në fjalën e radhës, kandidati Nevzad Isufi, tha se bashkë me qytetarët Lëvizja po kërkon ndryshim, zhvillim, shtet, parime, barazi e mirëqenie të cilat na kanë munguar deri në 6 tetor, sepse një epokë e re po vjen.

Sipas tij Gjilani pa ujë e me lumenj e ambient të ndotur do ta ketë përkrahjen e qeverisë Kurti për ta mbrojtur mjedisin e për t’ia siguruar shërbimet bazike publike.

Ndërsa kandidatja tjetër nga Gjilani, Arijeta Rexhepi, u zotua se Lëvizja do të punojë për një vend ku mund t’i paramendojmë fëmijët tanë të rriten, jetojnë e punojnë me dinjitet në vendin e tyre.

Kandidati Alban Hyseni tha me bindje se vetingu do të bëhet e do të jetë gardian i përhershëm i sistemit të drejtësisë e sigurisë, duke thënë më tutje se drejtësia e barazia janë baza dhe thelbi i rendit dhe i rregullit në shoqëri dhe drejtësia e barazia do të shërbejnë si rregullatorë të fushave të tjera në shoqërinë tonë pas 6 tetorit. Ndërsa për kandidatin Ismajl Kurteshi njëri nga kuptimet e qeverisë Kurti do jetë arsimi dinjitoz, pa pagesë e i garantuar për nxënësit e studentët tanë.

Kandidatja Tinka Kurti si aktiviste e zëshme e çështjes së gruas denoncoi dhunën, shfrytëzimin, izolimin dhe përjashtimin e grave nga sfera publike e jetës e tha me bindje se ditë të bardha po na presin vendin pas 6 tetorit. “Nga 6 tetori fillon jetësimi i kërkesave tonë si gra për siguri, punë, strehë, arsim, shëndet, pavarësi e mirëkuptim” u zotua bindshëm kandidatja Kurti dhe shtoi se, “kemi një jetë që po presim, dy dekada lirie, por edhe 6 ditë vjen çlirimi i Kosovës”.

Në fjalimin e tij deklarativ, kryeministri jonë Albin Kurti, mes zotimesh për ta çliruar shtetin nga kapja, gjyqtarët e prokurorët nga eprorët lepurushë, gratë nga dhunuesit, punëtorët nga shfrytëzimi e veteranët nga mujsharët e luftës, u zotua se do ta sjellim ligjin e ri të punës, do ta pesëfishojmë numrin e inspektorëve të punës që të garantojmë cilësi e siguri në punë. Do ta themelojmë gjykatën e punës dhe qeveria jonë do të jetë komplementare e bashkëpunuese në përpjekjet e sindikatave në përmirësimin e kushteve të punës e të drejtave të punëtorëve e kurrsesi pengesë për ta.

Mes brohoritjesh pafund e plot padurim për qeverinë e drejtuar prej tij, kryeministri i shumëpritur i vendit e mbylli tubimin me fjalët: “Kosovën e kemi trashëgim nga gjaku i dëshmorëve dhe djersa e punëtorëve ndërkaq e kemi marrë hua nga fëmijët e porsalindur e ata që akoma nuk kanë lindur. Gjithkah duhet të punojmë, gjithçka duhet të shpëtojmë e shumëçka do të fitojmë”.

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.