Kurti në Forumin Ekonomik të Vjenës: Duhet më shumë presion për Beogradin për nënshkrimin e marrëveshjes

/ 2 minuta lexim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës.

Kryeministri Kurti ka pohuar se marrëdhëniet me Serbinë nuk janë të mira, prandaj duhet shtuar presioni ndaj Beogradit për nënshkrimin e marrëveshjes, transmeton Telegrafi.

“Në Bruksel ne kemi arritur marrëveshjen, ne kemi shtuar aneksin e zbatimi në Ohër, por atëherë Serbia refuzoi të nënshkruajë, dhe kemi pasur sulme kundër ushtarëve të KFOR-it, pastaj rrëmbimin e policëve të Kosovës, dhe sulmin më pas ku u vra rreshteri ynë. Eskalimi ka ndodhur përkundër marrëveshjes, e cila nuk ishte nënshkruar. Serbia është fqinji ynë më i madh, kufiri është rreth 300 kilometër, kjo përben rrezik për sigurinë, duhet më shumë presion për Beogradin për marrëveshje”, tha ai.

Kurti tha se nënshkrimi i njohjes de-facto është hapi parë dhe më i rëndësishëm.

Fundamenti

Në fjalimin e tij, kryeministri Kurti gjithashtu deklaroi se ka pasur zhvillim ekonomik dhe se Kosova nuk është vend i madh, por është shembull i mirë.

“Të gjithë ne kemi nevojë për rritje ekonomike. Më duhet të përmendi tri sfidat kryesore që kanë ndodhur, e para kërcënimet e sigurisë, e dyta pabarazia shoqërorë dhe e treta ndryshimet klimatike. Gjatë këtyre viteve sa jam në pushtet, ia kemi dalur të shtojmë çdo vit nga 1milion euro ekonomisë tonë”, tha ai.

Kryeministri Kurti tha se rritja ekonomike ka qenë 10 %.

“Gjithashtu, inflacioni ka rënë këtë vit, në janar ishte 12 %, dhe ka rënë në muajin e kaluar në 3.3 %. /Telegrafi/