GRANDEMALL

Kurti në Forumin Ekonomik Kosovë-Austri: Kemi krijuar 25 mijë vende të reja të punës, me rritje ekonomike prej 10.35 për qind

/ 2 minuta lexim
FITORJA

16 kompani nga Austria dhe nga Kosova nga dhjetë sektorë të ndryshëm kanë promovuar bizneset e tyre në Forumin Ekonomik Kosovë-Austri në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Ky Forum u tha se ka për qëllim promovimin e biznesit dhe nxitjen e investimeve të mëtejshme direkte nga kompanitë austriake në Kosovë dhe forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve biznesore ndërmjet ndërmarrjeve nga Austria dhe Kosova, duke krijuar kështu një situatë të favorshme për ekonomitë e të dy vendeve.Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, foli për mundësinë që i kanë kompanitë për të investuar në Kosovë.

Ai përmendi ndërtimin e hekurudhës Prizren-Durrës, me ç’rast ftoi kompanitë austriake të aplikojnë.

FIDANISHTJA

Ai tha se kanë arritur t’i krijojnë 25 mijë vende të reja të punës dhe me një rritje të ekonomisë me 10.35 për qind.“Shkathtësitë e qeverisjes ka përparësi e ka profit. Kosova është falënderuese për mbështetjen nga qeveria austriake dhe mbetet ndër partnerët tonë tregtarë. Në tema të ndryshme në çështje të bashkëpunimit tregtare. Shumë kompani të suksesshme do të takohen me biznese në Kosovë dhe do të shkëmbejnë çështje të fokusit të përbashkët. Meqë po flasim për shtëpi të dytë kur takohemi me palë austriake dua të përmend lidhjet historike të projektit hekurudhor Carl Gega.

Ndërtimi i linjave hekurudhore në Austri janë rezultat i Carl Gegës. Ftoj qeverinë austriake të na bashkëngjiten në projekte infrastrukturore”.“Duam të ndërtojmë hekurudhën Prizren-Durrës dhe pse jo ta emërtojmë hekurudhën Carl Gega. Kosova është vendi më i mirë për bërje të biznesit. Investimi në Kosovë do të jetë sukses për ju. Kemi krijuar 25 mijë vende të reja. 10.53 është rritja ekonomike. Vlera e eksporteve ka arritur 2.7 miliardë. Vlera e mallrave 62 për qind. Investimet kapitale janë rritur 10 për qind më shumë. Përkushtimi për sundim të ligjit po thyejmë rekorde një pas një”, tha Kurti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.