United Hospital

Kurti: Ne e duam Kosovën më shumë sesa që politikanët e duan vetveten

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

I nominuari për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka falënderuar të gjithë aktivistët, komisionerët e vëzhguesit të cilët sipas tij janë meritorët kryesorë për fitoren e Vetëvendosjes.

Kurti ka thënë se para 11 qershorit shumë njerëz kanë thënë se nuk ia vlen angazhimi meqë nuk ndryshon gjë, por sipas tij ndryshimi vjen pikërisht nga mosangazhimi, transmeton Indeksonline.

Kurti ka shtuar se vazhdimësia degraduese vjen nga pasiviteti si zakon.

Ky është postimi i plotë:

Dje, në një mbrëmje festive, u takuam me aktivistët, komisionerët e vëzhguesit, të cilët janë meritorët kryesorë për fitoren tonë. Atyre u drejtova disa fjalë falënderuese, të cilat po i botoj edhe këtu, që të kenë mundësi t’i lexojnë edhe ata që nuk patën mundësi të vinin mbrëmë në ndejë:

“Të dashur aktivistë të Lëvizjes, Të nderuar komisionerë e vëzhgues të VETËVENDOSJE!-s,

Para saktësisht katër javëve, pikërisht në këtë orë si sonte, na vinin njoftimet nga terreni prej jush, se qytetarët kanë guxuar masivisht, se njerëzit kanë votuar me zemër, se e kanë bërë Lëvizjen VETËVENDOSJE! partinë më të madhe në Kosovë, se subjekti ynë politik është i pari në vend. Urime edhe një herë e përgëzime përë këtë fitore demokratike për ndryshime politike në Republikën e Kosovës.

Më lejoni t’ju falenderoj të gjithë juve e çdonjërin prej jush për punën e angazhimin, për sakrificën, kontributin e vetëmohimin, për secilën ditë të këtyre viteve të Lëvizjes, për secilën orë të ditëve të fushatës zgjedhore, dhe, për secilin minut të 11 qershorit. Ju e mbrojtët edhe vullnetin e qytetarëve pa dallim edhe demokracinë e Republikës pa përjashtim.

Uji Dea

Dikur moti, para 11 qershorit, jo pak njerëz na thoshin se nuk ia vlen të angazhohesh meqë edhe ashtu nuk ndryshon dot gjë. Mirëpo, mosndryshimi vjen pikërisht nga mosangazhimi. Vazhdimësia degraduese vjen nga pasiviteti si zakon. Aktiviteti e sjell ndryshimin. Ju e keni përbërë ndryshimin sepse ju me zemër e mbrojtët ndryshimin.

Të nderuar pjesëmarrës,

Lëvizja i lidh njerëzit. Njerëzit e lidhur me njëri-tjetrin zgjidhen prej regjimit. Lëvizja i bashkon njerëzit. Njerëzit e bashkuar me njëri-tjetrin ndahen prej regjimit. 11 qershori i vitit 2017 shënon datën historike kur qytetarët u ndanë me guxim prej regjimit dhe u bashkuan me zemër me Lëvizjen.

Do të kemi edhe vështirësi, pengesa, sfida e beteja të tjera para nesh. Sepse do të kemi rezultate, suksese, arritje e fitore të reja para nesh. Ne kemi fituar, ne po fitojmë, ne duhet të fitojmë, ne do të fitojmë, sepse ne mund të fitojmë. E, ne mund të fitojmë, sepse ne e duam Kosovën më shumë sesa që politikanët e duan vetveten. Ne mund të fitojmë sepse ne e duam Republikën më shumë sesa që të korruptuarit e duan paranë. Ne mund të fitojmë sepse ne e duam popullin më shumë sesa që karrieristët e duan karrigen. Më shumë dashuri do të thotë më shumë bashkësi. Më shumë bashkësi do të thotë më shumë mundësi. Më shumë mundësi do të thotë më shumë begati.

Ashtu qysh e keni mbrojtur ju votën me 11 qershor ashtu do ta mbrojmë të gjithë bashkë çdo ditë rrugën e drejtë të Lëvizjes sonë progresiste, rrugën e ligjit për drejtësi, rrugën e solidaritetit për barazi, rrugën e zhvillimit për punësim, rrugën e idealit për bashkim.

Faik Konica thoshte “Kush e shkon kohën me ëndrra të bukura, ka frikë të zgjohet.” Qytetarët nuk kanë më frikë. Sepse qytetarët kanë zemër. Ata e duan edhe realitetin të bukur, e jo vetëm ëndrrat e bukura. Republika është zgjuar dhe qytetarët janë bashkuar. Ata janë në këmbë për ndryshime progresive. Le të mos ndalemi pra. Na presin beteja të reja sepse na presin fitore të tjera. Na presin fitore të reja sepse na presin beteja të tjera.

Ju falemnderit përzemërsisht”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.