Fundamenti

Kurti në ditëlindjen e Skënderbeut: Kryezot i Arbërisë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka kujtuar ditëlindjen e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu me fjalët e shkrimtarit të madh, Fan S. Noli, duke thënë se “çdo heroi në histori i është dashur të kalojë përmes tri fazave të glorifikimit, të asgjësimit dhe të rivlerësimit”.

Sipas Kurtit, ndryshe nga data e vdekjes së Skënderbeut e cila është regjistruar nga kronistët e kohës, data e lindjes së heroit kombëtar asnjëherë nuk është fiksuar me siguri.“Megjithatë, nisur nga emri i tij, Gjergj, historianët kanë ngritur hipotezën që dita e shenjtorit Gjergj, 6 maji, mund të jetë ditëlindja e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut. Sido që të jetë, qoftë dhe vetëm për këtë arsye, data 6 maj është një shkas tjetër për ta kujtuar Skënderbeun, Kryezotin e Arbërisë”.

Mobi Casa

Për Kurtin, Skënderbeu ishte luftëtar i guximshëm, patriot i madh, prijës i shquar e strateg ushtarak.“Gjergj Kastrioti – Skënderbeu është personaliteti më i rëndësishëm në historinë e shqiptarëve, kurse figura e tij prej heroi, nga koha e tij te rimarrja prej rilindasve dhe deri te ne sot, ka mbetur qendror në identitetin shqiptar. Lavdi heroit të kombit Gjergj Kastriotit – Skënderbeut për jetë e mot”, shkroi Kurti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.